Jo pak fansa e kane pritur me ore tera ne shkallet e Hotel Tiranes, vetem per ta pasur pak metra larg kengetarin e tyre te zemres. Nuk kane pyetur as per vapen e oreve te pasdites, dhe kane pritur mese 3 ore jashte stadiumit "Qemal Stafa" para se koncerti te filloje. Sukses i padiskutueshem, pasi Sean Paul, eshte nje nder kengetaret me te dashur per rinine shqiptare. E kjo dukej qarte edhe ne atmosferen qe perfshinte kedo qe e degjonte qofte edhe jashte rrethimit te stadiumit.
Kenge te reja, prej albumit te tij me te ri ku nuk munguan padyshim hit-et me te mira nder vite qe e kane ngjitur yllin e muzikes reggae ne majat e klasifikimeve botore. E mund te cilesohet nje nder koncertet me te bujshme te Tiranes, dhe pse ardhja e legjendareve "Deep Purple" apo "Europe" qene jo pak te bujshem. Mirepo Sean Paul eshte ne kulmin e karrieres se tij, ndaj edhe atmosfera ne "Qemal Stafa" qe ndezese. Tirane eshte shnderruar ne nje prej metropoleve qe aspak nuk po shperfilltet prej koncerteve te medha. Ndaj edhe kenget e Sean Pail, hit-et boterore si "Baby Girl", "Get Busy", "One more try", "Deport Them", "Excite me", "Infiltrate", "Strategy" u kenduan live nga idhulli i te rinjve edhe ne Tirane.
Cdo koncert te madh te ketyre permasave, qe nuk i kane munguar aspak Tirenes ne keto muaj e paraprin nje konference per shtyp. E padyshim qe me e "lodhshmja" ka qene kjo e Sean Paul. Nje ore pritje paraditen e djeshme shkoi kot, pasi vetem ne oren 15.00 kengetari xhamajkan foli per mediat. Ndonese kerkoi falje Paul, e justifikoi me faktin se udhetimi i tij kishte qene teper i lodhshem, pasi Shqiperine e shkeli nge deti, pra zbriti oret e para te paradites se djeshme ne portin e Durresit.
Megjithe vonesat e tij, fansa te "cmendur" madje edhe vet gazetaret nuk e kane lene Sean Pail t'ju shpetoje pa i marre autograf dhe ca me pak pa e fiksuar kete moment ne apatatet e tyre fotografike nje perqafim me te.
Ndersa pergjate konferences Paul u shpreh se, " jam ketu dhe dua te percjell kulturen time ne Shqiperi dhe te njihem me kulturen tuaj ne te njejten kohe".
Pas Tiranes, si i vetmi metropol ballkanik ku shkeli Sean Paul per "Summer Tour" ai do te mbahu koncertet e tij ne Kelnin, Berlinin, dhe ne Bruksel.
Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone











