Zgjidh ndjeshmerine mes koloreve

Zgjidh ndjeshmërinë mes koloreve

E bardha - personi që e adhuron ngjyrën e bardhë, seksin e konsideron të shenjtë. Puthja për këta njerëz është hyjnore dhe një nga lojërat me të cilat mund të argëtohen, vdesin për puthjen ala franceze. Femrat, që adhurojnë ngjyrën e bardhë, janë tejet të kujdesshme në marrëdhëniet e tyre me partnerët, por edhe me personat e tretë. Konsiderohen besnikë të përjetshëm në dashuri.

Geshtjenja - Dashnoret gështenje janë të zjarrtë dhe të sinqertë, si dhe të ndjeshëm në dëshirat dhe kërkesat e partnerit. Dashuria është ajo për të cilën mendojnë 24 orë në ditë, dhe fjalën "të dua" e përdorin pa kursim. Pëlqejnë romantizma të tipit, të ngrohen pranë zjarrit, të ecin nëpër shi. Janë të turpshëm dhe nuk pëlqejnë të ekspozojnë flirtet e tyre mes miqsh apo të afërmëve të tyre, pra janë të ekuilibruar.

E Kuqe -Njerëzit që e adhurojnë këtë ngjyrë janë tigra të vërtetë. Nxehen shpejt por edhe njëkohësisht falin shpejt. Bien shpesh pre e dredhive të njerëzve të zemrës, për faktin se besojnë me sy mbyllur tek njëri-tjetri. Shpesh kanë prirje për të qenë agresivë, por në rastin e parë kur ata shfaqin problemet ose krizat në çift janë të prirur për t'u larguar, pa përjetuar vuajtje dhe trishtim.

E zeza-Këta njerëz kanë tendencë që të shfaqin në mënyra të ndryshme dashurinë, deri në sado-mazoizëm. Janë të çuditshëm dhe shpesh shfaqjet e tyre kanë ndikim mbi krijimin e stresit apo problemeve të ngjashme. Sipas anketave, bie në sy, se nuk është e rastësishme që personat që adhurojnë këtë ngjyrë kanë prirje për të bërë akte të dhunshme dhe janë mospërfillës.

Vjollcë - Adhuruesit e ngjyrës vjollcë (manushaqe) mendojnë se janë të stërmençur për argëtime shtrati. Femrat urrejnë që flokët e tyre jenë të shprishur, përderisa meshkujt e kësaj ngjyre seksit i afrohen me qasje afariste. Të dy gjinitë, adhurues të ngjyrës vjollcë, më tepër brengosen për kënaqësinë e tyre, sesa për kënaqësitë e partnerit, xhelozë për lidhjet e reja dhe harrojnë shpesh ato të vjetrat.

Portokalle- Njerëzit që adhurojnë ngjyrën portokalli jetojnë në botën e fantazive seksuale. Akti seksual për ata është shfaqje njëaktëshe ku vetë ata janë aktorë kryesorë. Konsiderojnë pëshpëritjet e ëmbla dhe dialogjet e rëndësishme. Mashkulli "i portokalltë" ka si ves ta tërheqë partneren me shumë mënyra, ndërsa femrat kanë dëshirë të lenë gjurmë gjithnjë pas ndajres nga partneri.

E kaltër - Adhuruesit e ngjyrës së kaltër janë partnerë të mrekullueshëm. Janë të sinqertë ndaj nevojave të partnerit. Të bërit dashuri ata e konsiderojnë si art të sofistikuar. Mashkulli që adhuron ngjyrën e kaltër, së pari thellësisht e relakson partnerin. Pasioni i tyre mund të krahasohet me baticën në ardhje. Në martesë personi "i kaltër" është partner i mrekullueshëm që kurrë nuk kërkon argëtim jashtë shtëpisë.

Rozë -Ata që e duan ngjyrën e trëndafiltë shfaqin papjekshmëri në aspektin seksual. Femrat më tepër provokojnë dhe më tepër premtojnë sesa ofrojnë. Në disa raste u imponohen me feminizmin e tyre, edhe meshkujve. Prostitutat veshin rroba me këtë ngjyrë, prandaj ata adhurojnë flirtet. Gratë, burrat e të cilave e adhurojnë këtë ngjyrë, duhet të jenë të kujdesshme dhe t'i përcjellin ata fshehurazi.

E Gjelbër- Ata që e adhurojnë këtë ngjyrë, gjithnjë janë të freskët dhe të virgjër në qasje drejt seksit. Femrat që e adhurojnë të gjelbrën, gjithnjë duan të bëjnë dashuri sikur të ishte hera e parë e tyre. Mashkulli mund të jetë i ngathët, por plot sharm. Dashnorët e gjelbër janë të sjellshëm por jo shumë të zjartë. Partneri i personit "të gjelbër" asnjëherë nuk ka nevojë të brengoset për pabesi martesore.

E verdha- Këtë ngjyrë e adhurojnë njerëzit me nxitje seksuale të devijuara. Është kjo ngjyrë e homoseksualëve. Por kjo nuk do të thotë që të shqetësoheni, pasi nuk janë të gjithë homoseksualë ata që e mbajnë të verdhën. Në shumicën e rasteve, adhuruesit e të verdhës, përgjigjen me pasivitet në dëshirat dhe kërkesat seksuale të partnerit. Kurrë nuk kënaqen totalisht në seks, por dhe kurrë nuk duan të ikin nga nxitja e dikujt që e adhurojnë edhe pse në prani të të cilit ndiejnë kënaqësi

Marre nga : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama