Miss Shqipëria 2007, këtë vit do të zhvillohet në Kalanë e Elbasanit në datën 29-30 qershor, ku është edicioni i tij i nëntë, duke ardhur këtë vit me ndryshime rrënjësore nga viti i kaluar.
“Nga të gjitha prurjet dhe regjistrimet që kanë ardhur pranë zyrave të Deliart, mendojmë që do të ketë një pjesëmarrje dhe një numër të madh të vajzave në këtë eveniment, pavarësisht se numri i konkurrenteve që konkurrojnë në finale është i njëjti pothuajse në katër vitet e fundit, ku ka qenë 31 veta.” - thotë producenti dhe regjisori, Petri Bozo. Sipas tij, vihet re që është rritur interesi gjatë këtyre viteve të fundit në lidhje me vajzat shqiptare që jetojnë në vende të ndryshme të botës për të marrë pjesë në Miss Shqipëria. Edicioni i Miss Shqipërisë është një eveniment shtegtues që ka një lidhje shumë të saktë midis monumenteve të trashëgimisë kulturore shqiptare me bukurinë shqiptare.
Marre nga :Gazeta Metropol











