Ne kete ekspozite marrin pjese 23 piktore, kryesisht nga qyteti i Korces, si, Sotiraq Kuqaqi, Koco Ristani, Genti Proko, Sotiraq Xega, Engjellush Minaj etj, dhe vetem krijuesi Kudret Dullorari nga qyteti i Pogradecit. Ekspozita e sivjetshme, e cila organizohet ne periudhen e pranveres prej me shume se 10 vitesh me krijimtarine e artisteve korcare te penelit, perfshin krijimtarine e larmishme si ne teknika te punes, ashtu edhe ne motivet qe kane trajtuar piktoret. Koco Ristani, kryetar i shoqates se Artisteve Figurative te Korces, gjate celjes se ekspozites eshte shprehur se "ky aktivitet eshte ne vazhdim te aktiviteteve te shumta te arteve figurative ne kete qytet, pasi ky art, ka lene gjurme qe ne lashtesi, me piktoret ikonografe e deri tek Piktori i Popullit, Vangjush Mio". Ekspozita mbeshtetet edhe nga Bashkia e qytetit, me synimin e nxitjes te sa me shume aktiviteteve me karakter kulturor ne Korce.
Marre nga : Gazeta Koha Jone











