Tani eshte shume me mire - Lokalet gjermane pa duhan

Tani është shumë më mirë - Lokalet gjermane pa duhan

Për shumë kohë Gjermania ka qenë e fundit në Evropë, përsa i përket ndalimit të duhanit. Vitin e ardhshëm kjo do të ndryshojë, sepse do të hyjë në fuqi ligji për ndalimin e duhanit në ambiente publike. Megjithatë shumë lande planifikojnë të vënë një sërë rregullash të veçanta për baret, lokalet dhe kafenetë. Përshembull në landin më të madh të Gjermanisë Nordrhein-Westfalen, duhani do të jetë vazhdojë të lejohet në një nga qoshet që do të përdoret vetëm nga ata që pijnë duhan. Disa lokale kanë përparuar nderkohë dhe e kanë ndaluar vetë duhanin.

Kur kamarierja Ute Loi në "Kafe Central" merr frymë, se duhet të perballojë disa porosi njëherësh, atëherë thith në mushkëri ajër pa blozë e monoksid karboni. Prej muajsh në derën e Kafe Central, që ndodhet në një lagje të mirë në qënder të Kolnit qëndron e shkruar "Ndalohet duhani". Një tjetër tabelë është varur mbi banakun prej druri prapa të cilit punon Ute Loi.


"Ajri është shumë më i mirë për të punuar, kjo është aq e këndshme dhe pastaj nuk kthehesh në shtëpi dhe qelbesh erë duhani dhe të duhet të futesh menjeherë nën dush, sepse më e vështira ishte që mbaje erë duhan. Dhe pas turnit duhej të pastroje taketuket, është e qartë se që atëherë është shumë më e këndshme të punosh."
 
Pronarja e "Cafe Centralit" Suzane Bender me ndalimin e duhanit të gjithëve, punonjësve, duhanpirësve dhe atyre që nuk pijnë duhan donte t´u krijonte një atmosferë më të mirë. Klientet duhet të hanë në ajer normal pa tym duhani. Për Bender hapi më i lehtë dhe logjik ishte ta ndalonte duhanin në lokalin e saj. "Në fillim jemi ulur dhe kemi menduar seriozisht a ia vlen, a do të vijë ai, a do të vijnë ata, pastaj kemi patur mbrëmje, sidomos qenë disa mbrëmje të bukura me atmosferë shumë të mirë. Dhe tani vazhdon të jetë e njëjta gjë, kam përshtypjen se është gjallëruar kafeneja."


Disa të pakët klientë e kanë kundërshtuar ndalimin e duhanit, ata u ankuan, disa biles shanin dhe nuk kanë ardhur më. Disa prej tyre ishin njerëz që vinin çdo ditë, që ishin mësuar në mëngjez të pinin kafenë dhe në darkë të pinin nga një birrë.  "Eshtë mirë shumë, me në fund mund të marrësh frymë lirisht, këtu ka qenë gjithnjë një ajër i tmerrshëm dhe që atëherë vi me gjithë qejf këtu përsëri.

"Edhe mua më duket shumë mirë, sidomos kur ha."

"Po, më duket shumë mirë. unë vetë nuk pi duhan dhe më duket shumë mirë tjetrit që mos i hidhen shtellungat e tymit në fytyrë."

Jashtë në terrasën e kafenesë mund të rrinë edhe persona, që pijnë duhan.

"Unë në fakt jam për atë, që në lokalet, ku hahet të mos pihet duhan. Mund të rrish shumë mirë jashtë dhe të pish një cigare, për kete s´ka problem.


Kur Susane Bender vendosi ta debojë tymin nga "Cafe Central" disa i thanë asaj, se duhet të presë më mirë dhe pastaj t´ia hedhe fajin ligjeve të reja. Por këtë ajo e refuzoi, sepse një kafene pa duhan do të ishte më e rehatshme dhe ajo nuk donte të hiqte dorë nga ideja e saj. Tani ajo është disi krenare për rolin e saj paraprirës. Sepse çfarëdo që të vendosë politika "Kafe Centralin" nuk do ta prekë më. Këtu është zgjidhur vullnetarisht rruga e pavarur.

Lina Elter - DW-WORLD.DE


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama