Mungesa e parave ndan lexuesit nga libri

Mungesa e parave ndan lexuesit nga libri

Rreth dymije tituj te rinj i jane ofruar lexuesit kosovare nga shtepite botuese, por pak prej titujve kane mberritur ne raftet e lexuesve ne shtepi. Kjo jo per mungesen e interesimit dhe dashamiresine per librin, pasi kete vit numri i vizitoreve ka qene me i larte se kurre me pare, po te krahasohej me vizitoret ne vitet e kaluara.

Botuesit kane ngritur shqetesimin kryesor ne lidhje me shitjen e ulet te librit. Ata kane shprehur merakun se gjendja e veshtire ekonomike nuk ua krijon “luksin” qytetareve te ndajne para per te blere edhe libra. Nder problemet e tjera per botuesit jane edhe veshtiresite qe ata kane ndeshur per kalimin e librave neper dogana. Ne panairin e librit “Prishtina 2007” kane marre pjese me shume se 120 shtepi botuese. Sivjet panairi eshte pasuruar me dymije tituj te rinj, nder ta libra artistike, filozofike, fjalore etj. Por, ndryshe nga heret e tjera, kete vit ne panair jane vendosur mjaft stenda, te cilat eksponojne libra te fese islame. Perfaqesuesit e shtepive botuese kane pritur prej ditesh nje numer te larte vizitoresh, pak prej tyre bleres, megjithese shume nga kompanite pjesemarrese kane ulur cmimet per shitjen e librit nga 20 deri ne 50%. Panairin e librit e ka vizituar edhe ministri shqiptar i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, ndersa ndodhej per nje vizite dyditore zyrtare atje.


Marre nga :  Gazeta Koha Jone

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama