Më të rëndësishmet: pjesëmarrja si modele në katalogun e “Jovanit” për veshje mbrëmjesh në New York, si dhe modele në prezantimin e produkteve estetike.
Së fundmi, bukuroshja Era Itaj është zgjedhur të jetë imazhi i kompanisë “Rolex”. Paçka të gjithave Era nuk dëshiron të lërë pas dore shkollën një vit të se cilës e humbi për shkak të përgatitjeve për në konkursin më të
madh të bukurisë.
Këtë vit, dëshiron të realizojë dëshirën e saj më të madhe, të konkurojë dhe të dalë fituese në Akademinë e Arteve, dega regji. Vajza bukuroshe nuk nguron të flasë as për dashurinë.
Pasi u kthyet nga New York, keni patur një ‘boom’ ofertash si modele. Cilat të kanë tërhequr më shumë? Më e rëndësishmja për mua ka qënë oferta e fundit. Kompania e orës “Rolex” ka ideuar linjën e re për femra të quajtur “Block Night”.
Është një tip ore e pa realizuar më parë, me gurë diamante dhe zafir, me 2 pamje që ndryshojnë, herë shfaqet njëra dhe herë tjetra. Kompania mendoi që të isha unë imazhi I ri I “Rolex”.
Oferta mu propozua kur isha në New York. Gjithsesi është pak herët për të folur me saktësi. Deri tani janë bërë disa testime dhe shumë përgatitje.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











