Këtë e bën të ditur revista amerikane “Forbes” në klasifikimin e meshkujve më të pasur në biznesin e argëtimit. 25 aktorët, regjisorët, shkrimtarët, aktorët që bëjnë pjesë në listën e “Forbes” kanë fituar për një vit të gjithë së bashkë 1.9 miliardë dollarë. Në vend të parë të kësaj liste qëndron regjisori hollividuan, Steven Spielberg me një pasuri prej 332 milionë dollarëshe. Më pas vjen Hoëard Stern, personazhi “skandaloz” i radios i mbiquajtur “The king of talk”. Regjisori i “Star Wars” dhe “Indiana Jones”, George Lucas mban vendit e tretë me 235 milionë i pasuar nga të tjerë emra të njohur. Shkrimtari amerikan Dan Broën që para pak kohësh prodhoi një prej librave më të shitur e të lexuar vitet e fundit në botë “Kodi i Da Vinçit” është në dhjetëshën e parë të listës me 88 milionë dollarë pasuri. Tom Cruise vazhdon të mbetet në listën e më të fuqishmëve financiarisht, pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë për të nëpër revista kohët e fundit. Rrepisti “50 cent” është një tjetër ndër 25 meshkujt e pasur të revistës “Forbes”, i pasuar nga të pasur të tjerë si Denzel Washington, Elton John, Johnny Depp etj.
Lista
1. Steven Spielberg, regjisor
332 million usd
2. Howard Stern, spiker në radio
302 million usd
3. George Lucas, regjisor
235 million usd
4. Jerry Seinfeld, komedian
100 million usd
5. Dan Brown, shkrimtar
88 million usd
6. Jerry Bruckheimer, producent filmash
84 million usd
7. Dick Wolf, producent filmash
70 million usd
8. Tom Cruise, aktor
67 million usd
9. Andrew Lloyd Webber, sipërmarrës muzikor
56 million usd
10. Bruce Springsteen, muzikant
55 million usd
11. Dr. Phil McGraw, autor
45 million usd
12. Donald Trump, milioner
44 million usd
12. Simon Cowell, muzikant
43 million usd
13. 50 Cent, muzikant
41 million usd
14. David Letterman, drejtues televiziv
40 million usd
15. Paul McCartney, muzikant
40 million usd
16. Peter Jackson, regjisor
39 million usd
17. Denzel Washington, aktor
38 million usd
18. Neil Diamond, muzikant
35 million usd
19. Elton John, muzikant
34 million usd
20. Ray Romano, producent
34 million usd
21. Jay Leno, drejtues televiziv
32 million usd
22. Rush Limbaugh, spiker radiofonik
30 million usd
24. Rod Stewart, muzikant
30 million usd
25. Johnny Depp, këngëtar
29 million usd
Blendina Cara - Gazeta TiranaObserver











