Orlando Bloom ne Tirane me Rally Gumball

Orlando Bloom ne Tirane me  Rally Gumball

Per te vijuar me aktorin Haydan Christensen, i cili interpreton ne “Star wars” dhe “Lord of the Ring”, prezantuesi Tammer Hassan dhe modeli Caprice. Jane keta te paktet emra, qe u bene publike vetem paraditen e djeshme nga ministri i Kultures, Ylli Pango, i cili ne te njejten kohe pohoi se nje liste e plote e te gjithe personaliteteve qe do te shkelin ne Tirane, as nga ata nuk disponohet. Jane fare te pakta oret qe do te qendrojne ne Shqiperi, e megjithate cdo gje duket se eshte e mirellogaritur, qe asnje sekonde e tyre te mos shkoje kot.


Vec Ministrise se Kultures, qe eshte edhe ministria lider ne pritjen e “Rally Gumball”, ministrite e Integrimit, e Puneve Publike, e Puneve te Brendshme dhe e Mbrojtjes prej afro nje muaji jane angazhuar per te krijuar kushtet optimale per organizmin sa me dinjitoz te ketij aktiviteti te rralle. Madje ky eshte nje aktivitet qe do te organizohet nen kujdesin e vecante te kryeministrit Sali Berisha dhe enkas per te jane kryer rikonstruksione te disa akseve rrugore, ku do kalojne makinat luksoze te 250 perfaqesuesve te njohur te kinematografise, muzikes, artit, medias elektronike dhe ekranit ne teresi nga SHBA dhe Evropa, si dhe jane marre masat e sigurise per pjesemarresit dhe perfaqesuesit qe do i shoqerojne ata.

Ndersa ata qe meritojne vertet te cilesohen VIP, si sex-simboli Pamela Anderson apo futbollisti Zinedin Zidane nuk do jene pjese e kesaj parade personalitetesh, qe ne vitin e 9-te te zhvillimit te “Gubmall 3000” preken edhe Shqiperine. Ata dhe te tjere emra teper te njohur, jo vetem ne kinematografi, kane qene vetem ne listen fillestare te kesaj gare. Per te munguar me pas ne ditet qe gara vertet do te fillonte.

Sipas Pangos, “ishte edhe Pamela, por ju e dini qe edhe ata kane axhenden e tyre teper te ngjeshur”. Madje, nje ftese per te qene ne kete gare e ka pasur edhe Inva Mula, por axhenda e koncerteve te saj nuk e ka lejuar aspak qe ajo te jete e pranishme. Gara e tyre eshte ndjekur dhe vijon te ndiqet prej mediave boterore, mjaft te permendesh BBC e CNN. Ndaj edhe ky parakalim i tyre ne Shqiperi do te shfrytezohet se tepermi per te shpernadare sa me shume materiale promocionale per turizmin ne vendin tone. Ndersa destinacioni i tyre, pasi te mberrijne ne oren 13.00 ne Qafe Thane, do te vijoje ne Elbasan-Durres-Tirane. Te gjithe personat VIP qe do te marrin pjese ne kete aktivitet, qe nga hyrja ne kufi e deri ne dalje, do te jene te siguruar, po keshtu dhe Makinat Rally qe do te parkohen tek sheshi “Nene Tereza”. Per t’u larguar nga Shqiperia mandej nga pika kufitare e Murriqanit.

“Rally Gumball” dhe turizmi i Pangos

Rendesine me te madhe ketij parakalimi, sipas ministrit Ylli Pango, ia jep celja e sezonit turistik, qe do te shenohet neser edhe ne prani te ketyre personalitetve . Sipas ministrit Pango: “Jane pergatitur edhe dy zyrat e para te informacionit te turizmit, nje ne piken kufitare ku do te hyjne personalitet dhe nje ne piken dalese, qe eshte edhe Qafa e Murriqanit, por ky eshte nje plan qe shkon pertej”. Detyra e tyre do te jete shperndarja e materialeve promocionale dhe dhenia e informacionit te nevojshem per turistet e huaj, qe vijne ne Shqiperi. Madje te gjithe pjesemarresit ne “Guball 3000” do te pajisen me paketa promocionale per turizmin. Dhe per t’i sherbyer turizmit do te celet edhe nje ekspozite e Alket Islamit, foto prej albumit te tij, “Albania from the air”, ne Pallatin e Brigadave, ku edhe do te darkojne pjesemarresit ne “Rally Gumbal”.


Marre nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama