Mendohet që koncerti i turkut të njohur do të mbahet në stadiumin e Prishtinës. Për të parë live Tarkan të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Prishtinës do t‘u duhet të paguajnë një biletë 30 mijë lekëshe. "Të gjitha biletat do të jenë të stampuara në Austri, për të mos ndodhur që ato të kopjohen, siç ka ndodhur më herët në këto raste", thuhet në shtypin kosovar. Tarkan nuk do të jetë i vetëm në këtë koncert, por do të shoqërohet nga 30 këngëtarë, duke sjellë kështu një performancë të jashtëzakonshme.
Menaxherët e tij kanë qenë këto ditë në Prishtinë për të parë nga afër situatën, ku kanë biseduar mbi gjithçka çfarë do t‘i ofrojë mbrëmja kur Tarkan të ndalojë në Prishtinë. Ardhjen e tij në Prishtinë e ka bërë të mundur kompania "Arian Entertainment" nga Pulla e Kroacisë, së bashku me ‘Lent Entertainment‘ nga Prishtina. Mendohet që pas Prishtinës Tarkan të japë koncert në Beograd dhe në Sofje. Pas Samantha Fox dhe Ibrahim Tatlises, shumë kosovarë së shpejti do të mund të vallëzojnë nën ritmin e ‘Oynama Shikidim, Shikidim...", e për këtë gjë do të përkujdeset ylli i muzikës turke, Tarkan.
Marre nga : Gazeta Shqip











