Perse nuk kuptohemi asnjehere?

Përse nuk kuptohemi asnjëherë?

Nëse mendja jonë do të ishte produkti i një "dizajni inteligjent", mendimet tona do të ishin racionale dhe logjika jonë nuk do të kishte ndonjë të metë. Do të ishim gjithmonë të aftë të thoshim ekzaktësisht atë që mendojmë të themi, frazat tona do të ishin të qarta e jo me dy kuptime, gjuha jonë do të ishte sistematike dhe racionale. Por, në realitet opinionet tona janë një kaos i vërtetë dhe gjuha jonë është konfuze.

Ashtu siç e kanë shpjeguar edhe fituesi i çmimit "Nobel", Daniel Kahneman dhe bashkëpunëtori i tij, Amos Tversky: gjykimet tona janë "të turbullta nga konteksti". Preferojmë të kemi 100 dollarë sot, sesa 200 pas tre vjetësh ose preferojmë që të kemi 200 dollarë pas nëntë vjetësh, sesa 100 pas gjashtë muajsh.

Nëpërmjet përpjekjeve arrijmë të konstatojmë dallimin mes një silogjizmi të vlefshëm, si: "Të gjithë njerëzit janë qenie të vdekshme, Sokrati është një njeri, kështu që edhe Sokrati është i vdekshëm", është diçka pa kuptim, sepse nënkuptohet vetvetiu. E njëjta gjë vlen edhe me: "Të gjitha qeniet njerëzore kanë nevojë për ujë, por edhe trëndafili ka nevojë për ujë, kështu që edhe trëndafili është një qenie që jeton", (mungesa e logjikës këtu është evidente). Duke e përqendruar vëmendjen te gjuha, theksojmë se të gjitha gjuhët kanë veçoritë e tyre si parregullsi, pasaktësi, dykuptueshmëri dhe kjo është ajo që e bën të bukur një gjuhë. Ashtu siç thoshte Stephen Jay Gould, aty ku nuk ka perfeksion ka mundësi: "Mbetjet e së shkuarës nuk kanë kuptim nëse do të përdoreshin në kohën e tashme. Ajo që është e padobishme, e çuditshme dhe e papërshtatshme, është shenjë e historisë".

Asnjë gjuhë nuk i përafrohet një tjetre. Një gjë e vogël mund të përshkruhet në dhjetëra mënyrë të ndryshme. Ka raste kur rrënja e fjalës është e njëjtë, kështu, për shembull, në anglisht janë të shumta fjalët që fillojnë me "cat" (mace), cattle (bagëti), catapult (katapultë) ose catastrophe (katastrofë).

Mendja njerëzore është produkt i seleksionimit natyral. Një inxhinier inteligjent do ta kishte ndërtuar një mendje sistematike, të qëndrueshme dhe racionale. Por, mendja njerëzore nuk mund të projektohet, përveçse të zhvillohet.

Nëse diçka funksionon, atëherë përhapet dhe nëse jo humbet, vdes.

Është ajo që Richard Dawkins e ka quajtur "orëndreqësi i verbër" ose si "këpucar i verbër", kjo nënkupton se i kushtohet më shumë rëndësi komoditetit se bukurisë.


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama