U perurua me 21 mars 2007 terminali i ri i Tirana International Airport (TIA)

U përurua më 21 mars 2007 terminali i ri i Tirana International Airport (TIA)

Aeroporti i Rinasit ofron tani infrastrukurën më moderne në vend me një kapacitet prej një milion pasagjerë në vit. Pas një periudhe dy vjeçare pune, terminali i ri i Tirana International Airport (TIA) u përurua më 21 mars 2007.

Konçensioneri i aeroportit për 20 vjet është konsorciumi Tirana Airport Partners, që zotërohet me shumicë nga dy kompani gjermane. Nënshkrimi i kontratës së konçensionit me qeverinë shqiptare u bë në vjeshtën e vitit 2004 në Berlin, ku merrnin pjesë edhe krerët e qeverive të asaj kohe nga të dyja palët, përkatësisht, Gerhard Shrëder dhe Fatos Nano.

Afro gjashtë muaj mbas nënshkrimit të kontratës në Berlin u hodh edhe guri i parë i themeleve për terminalin e ri të aeroportit "Nënë Tereza" në Rinas të Tiranës. Konsorciumit "Tirana Airport Partners", përbërë nga Hochtief AirPort, Deutsche Investitons- und Entwicklungsgesellschaft dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve, premtoi se modernizimi do të përfundojë në vitin 2007.

Dy vjet punë dhe 50 milionë Euro iu deshën kompanisë për t’i shnndërruar faqen aeroportit të vjetër të Rinasit, e bashkë me të edhe Tiranës. Paralelisht me terminalin e pasagjerëve do të fillojë nga puna po më 22 mars edhe një terminal i ri kargo. Ndërtesa dykatëshe në veri të terminalit ekzistues është pajisur me mjetet doganore për importin dhe eksportin e ka një kapacitet prej 4,500 tonësh ngarkese në vit. Aeroporti i Ri Rinas

Së bashku me ndërtimin e rrugëve, vendparkimeve, sistemit të zjarrfikjes, ujësjellësit e rrjetit elektrik, planifikimi e ndërtimi i aeroportit, që është bërë sipas standardeve britanike, ka angazhuar punonjës nga 41 vende të ndryshme të botës.

Autori:  L.M

 

Në 26 shkurt 2006, Ihsan Llagami, Drejtori Finaciar i Tirana Airport Partners, Lulzim Basha, Ministër i Transportit i Shqipërisë, dhe Jeffrey Griffin, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve inaguruan hapjen e urës së re.


Ura është një nga investimet kryesore të modernizimit të aeroportit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama