Në Gusht 1913, rreth 10 vjet pas fluturimit të parë të vëllezërve Wright, piloti ushtarak rus Lejtnant Nesterov zbuloi se aeroplanët mund të fluturojnë edhe në formë laku. Gjithsesi, në vend që të nderohej për guximin e pabesueshëm, lejtnanti u burgos për “fluturim të papërgjegjshëm”. Vetëm me mbërritjen e Luftës së I Botërore, forcat e armatosura filluan t’i kushtonin vëmendjen e duhur manovrave të tilla të guximshme. Shumë shpejt u kuptua se të paturit e aeroplanit në kontroll gjatë të gjitha situatave të fluturimit ishte jetike për sigurinë e pilotit. Që nga ky moment, aerobatika u bë element thelbësor në trajnimet e fluturimit. 
Aerobatika gjithashtu solli zbulime të rendësishme mbi sjellen e aeroplanit në situate ekstreme, duke kontribuar në këtë mënyrë në përmirësimin e sigurisë së fluturimeve. Jo më kot shprehja e mëposhtme dëgjohet shpesh në skenën aerobatike: “Instrumenti më i mirë për sigurinë e çdo aeroplane është një pilot i trajnuar aerobatik”. Përmirësimet teknike të aeroplanit si dhe interesi i pilotëve për të fituar famë dhe nderim duke shpikur manovra të reja dhe “të frikshme” fluturimi, u bënë shkak për progresin e jashtëzakonshëm të aerobatikës. Hap pas hapi, aerobatika filloi të merrte formën që ka sot.

Edhe pse gara e parë aerobatike daton në vitet 1920, aerobatika sportive në formën që njohim sot u zhvillua në vitet 1950. Gjatë kësaj kohe, u hartuan rregulla dhe kodet përkatëse sipas të cilave kryhen garat ndërkombëtare dhe vlerësohen manovrat individuale të kryera gjatë fluturimit. Kolonel Jóse Luis de Aresti Aguirre (shkurt: Aresti) kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në përparimin e aerobatikës me zhvillimin e një kodi të veçantë simbolesh aerobatike si dhe një klasifikim manovrash individuale fluturimi. Katalogu i tij i manovrave aerobatike u pranua zyrtarisht nga Komisioni Ndërkombëtar Fluturimeve Aerobatike CIVA (Commission International Voltige Aérienne) në 1964. Liria e pafundme e manovrave gjatë fluturimit u transformua në një disiplinë sportive që konsiston në manovra fluturimi individuale të cilat duhen ekzektuar pikë për pikë.
Që të jesh i suksesshëm në fluturimin aerobatic nuk mjafton vetëm njohuri mbi aviacionin dhe një aeroplan aerobatik që i përshtatet trupit dhe shpirtit, por duhen gjithashtu njohuri shumë të mira përsa i përket shpejtësisë minimale / maksimale si dhe maksimumin e forcave G që aeroplani dhe piloti mund të përballojnë. Të gjithë këta faktorë janë jetikë edhe në kuadrin e mbijetesës. Vetëm precizioni dhe saktësia në figurat aerobatike nuk mjaftojnë për të të bërë fitues. Një program që ekzekutohet me precision dhe saktësi por të cilit i mungon harmonia dhe shumëllojshmëria e manovrave nuk mjafton për të fituar një garë.
Aerobatika në formacion fluturimi është një disiplinë akoma edhe më e sofistikuar. Është e domosdoshme që anëtarët e skuadrës të kenë besim absolute tek njëri tjetri, duke qenë se pilotët të mbështeten verbërisht tek njëri tjetri ndërkohë që fluturojnë me shpejtësira të mëdha në distance shumë të shkurtra. Një lëvizje e gabuar e një piloti, sado e vogël qoftë dhe jeta e gjithë skuadronit vihet në rrezik. Në fluturimet në formacion, nuk ka vend as për gabimin më të vogël.
Pavarësisht gjithë disiplinës që kërkon kjo mënyrë të fluturuari, të gjithë pilotët aerobatikë janë të mahnitur prej saj. Ata mund të përmbushin ëndrrën e tyre të fluturimit dhe të provojnë esencën e të qënit krejtësisht i lirë. Fluturimi aerobatik është adiktiv – pasi e ke provuar një herë, nuk mund të heqin dorë më prej tij.
SKUADRA AEROBATIKE THE FLYING BULLS
Disiplinë absolute, përqëndrim, besim dhe shpirt grupi janë përbërësit kryesorë të suksesit të Skuadrës Aerobatike Flying Bulls. Shpesh të mbiquajtur "akrobatët e ajrit", katër pilotët shkrihen duke formuar një njësi perfekte gjatë shfaqjeve të tyre aerobatike.
Skuadra konsiston në një numër pilotësh të shkëlqyer të njohur në nivel ndërkombëtar, Radka Machova, Jiri Veprek, Jiri Saller and Miroslav Krejci, të cilët kanë grumbulluar së bashku më shumë se 35,000 orë fluturimi. Radka Machova ka qënë anëtare e skuadrës që në Gusht 2002. Pas një periudhe të mjaftueshme trajnimi, ajo mori përsipër pozicionin e udhëheqësit të skuadrës. 
Sigurisht, Jiri Tlusty do të vazhdojë të ndajë me skuadrën eksperiencën dhe njohuritë e gjithë këtyre viteve. Ai vazhdon të asistojnë skuadrën me krijimin e koreografisë së manovrave të fluturimit dhe gjithashtu përgatitjen e figurave të reja të fluturimit në formacion.
Radka është integruar tërësisht brenda skuadrës së përbërë nga anëtarë meshkuj të cilët i japin një mbështetje të madhe “zonjës” së tyre. Mekaniku i ekipit, Milos Sprenar, është përgjegjës për të gjitha çështjet teknike në lidhje me aeroplanët, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sigurinë e shfaqjeve të skuadrës. Ai shoqëron skuadrën në çdo shfaqje ajrore për të garantuar kushtet teknike të aeroplanëve si dhe për të zgjidhur në vend çdo problem teknik që mund të haset.
Manaxheri i skuadrës, Martin Nepovim, është vazhdimisht në terren për skuadrën; përveç detyrave administrative, ai është gjithashtu përgjegjës për parapërgatitjen e shfaqjeve ajrore.
I fundit por jo më pak i rëndësishëm, është "Majmuni", maskoti i skuadrës, prezenca e të cilit është e padiskutueshme në çdo shfaqje.
Radka Machova
Ditëlindja: 14. 1. 1949
E martuar me dy fëmijë
Ajo u diplomua në Universitetin e Transportit dhe Tregtisë në Pragë si specialiste aviacioni dhe transportit ajror. Gjatë viteve të universitetit ajo mori patentën e pilotit në vitin 1971, dhe në vitin 1976 ajo u fut në fushën e aerobatikës. Bashkë me Jiri Saller, ajo ishte anëtare e skuadrës kombëtare Çekosllovake për shumë vjet me radhë.
Duke patur një licencë profesionale pilotimi, ajo manaxhon një kompani të vogël transporti ajror duke mundësuar fluturime për njerëz të biznesit dhe VIPa në fluturime jet. Që në vitin 2001 ajo ka marrë pjesë në seancat e trajnimit të Flying Bulls Aerobatic Team dhe në fund të vitit 2002 mori pozicionin e liderit të skuadrës. Skuadra e vlerëson shumë atë si një pilote me shumë experience për të cilën siguria është më e rëndësishmja. Hobi: fotografia, zhytje, ski dhe udhëtimet. Mbi të gjitha ajo dashuron muzikën klasike dhe jazz.
Jiri Saller
Ditëlindja: 17. 9. 1952
i martuar me dy fëmijë
Lindur në "Ditën e Aviacionit" në aeroportin Hradec Kralove, Jiri ishte destinuar të bëhej edhe vetë pilot. Me më shumë se 5,100 orë fluturimi, më shumë se gjysma e të cilave është shpenzuar gjatë fluturimeve aerobatike, ai është pa dyshim një nga piloted aerobatikë më me eksperiencë në botë.
Anëtar i skuadrës aerobatike Çekosllovake për shumë vite, Jiri fitoi kampionatin Europian të Aerobatikës me skuadrën e tij në vitin 1985, dhe vendin e tretë në garën individuale. Jiri ka qenë krahu i majtë i skuadrës që në vitin 1990, dhe gjithashtu fluturon në formë spirale ndërjmet aeroplanëve të tjerë në formacionin në formë pasqyre. Atij i pëlqen të kalojë kohën e lire në shtëpinë e tij të fundjavës në natyrën e bukur Çeke, larg stresit dhe mbingarkesës së jetës së përditshme.
Miroslav Krejci
Ditëlindja: 8. 3. 1956
Beqar
Miroslav, i cili zotëron një diplomë në shkenca kompjuterike është instruktor fluturimi dhe anëtar i skuadrës kombëtare Çeke të fluturimit me precision (në të cilën i kërkohet pilotit të fluturojë duke ndjekur koordinata precise, duke bërë pika referimi me token ose për të gjetur shenja të ndryshme brenda një kohe të shkurtër etj.).
Ai ka grumbulluar më shumë se 1,500 orë fluturimi. Ai u bashkua me skuadrën në vitin 1997 dhe është krahu i djathtë në formacionin e fluturimit. Miroslav është specialist kompjuteri (specialist për simulatorin e fluturimit) dhe adhuron çdo gjë që ka lidhje me aviacionin.
Jiri Veprek
Ditëlindja: 13.12.1959
Martuar me dy fëmijë
Lindur në pjesën lindore të Çekisë. Diplomuar në Universitetin Teknik Çek, në Pragë. Instruktor fluturimi për aeroplanë. Që nga 2006 anëtar me të drejta të plota i Flying Bulls Aerobatics Team – është i katërti në formacion.
Fluturimet e para me Skuadrën Flying Bulls Aerobatics, në formacion shumë të ngjeshur, është sipas tij performanca më emocionuese në sporte.
Sporte të tjera të preferuara: Ski (alpine dhe country cross) dhe tenis.
Milos Sprenar
Ditëlindja: 21. 9. 1955
baba krenar i një vajze, Miros ka qënë përgjegjësi i mekanikëve të skuadrës për pesë vitet e fundit. Ai është gjithashtu një pilot prove për Ultralights dhe instruktor fluturimi për Ultralight. Milos është tekniku ynë, i cili – me eksperiencën prej kaq shumë vitesh dhe me dashurinë për precizionin – kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në garantimin e sigurisë së shfaqjeve. Hobi: gjithçka teknike – duke përfshirë edhe të shijuarit e peisazhit të mrekullueshëm Çek dhe marshimet nëpër male.











