Vettel Zhurma e makines ta shpif

Vettel: Zhurma e makines ta shpif

Kampioni i botës në fuqi i Formula 1, Sebastian Vettel është vendosur në qendër të debateve mbi deklaratën e tij kritike sa i përket rregullave të reja të këtij kampionati që sapo ka nisur dhe vecanërisht për zhurmën e makinës.

“Zhurma e makinës është zhurme m…”, ka deklaruar katër herë fituesi i botërorit, i cili nuk e mbylli garën e parë të këtij sezoni. Piloti gjerman i Red Bull është i mendimit se Formula 1 ka humbur një pjesë të magjisë dhe spektaklit e saj me tërheqjen e motorit V8.

“Mendoj që as për tifozët nuk është një gjë e mirë. Formula 1 duhet të jetë spektakolare dhe zhurma e motorrit është mjeti kryesor për këtë spektakël. Kam qenë gjashtë vjec kur kam ndjekur garën e parë të Formula 1 dhe pak gjëra mbaj mend mirë, por ajo që s’kam harruar është zhurma e motorrit”, deklaroi piloti gjerman, i pyetur për mendimin e tij mbi zhurmën e motorrit të ri të F1.

Pavarësisht debatit të krijuar, Vettel nuk është i vetmi që mendon kështu për zhurmën e motorrëve. Në krah të tij është vendosur edhe vetë padroni i F1, Bernie Ecclestone. Pak para nisjes së kampionatit, ai tha se “zhurma e makinave është e tmerrshme dhe se dicka duhet bërë”.

Si për rastësi, pa u njohur me deklaratën e Vettel, piloti tjetër i Formula 1, Jenson Button i vënë në dijeni për kritikat ndaj zhurmës së re të makinave, shprehu një tjetër mendim.

“Zhurmës i mungon spektakli i viteve të kaluara, por nëse pilotët nuk janë të lumtur me këtë zhurmë, atëherë ata janë të lirë të shkojnë të garojnë diku tjetër, jo në Formula 1”.

Rregullorja e re e këtij kampionati imponon përdorimin e motorrëve V6, ndryshe nga vitet e shkuara kur motorri ishte V8.

Formula 1 rikthehet këtë javë në ekranin e Top Channel me garën për Cmimin e Madh të Malajzisë të shtunën me provat zyrtare në orën 09:00 dhe të dielën me garën në orën 10:00.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama