Verifikimi (vetingu) i gjykatesve dhe prokuroreve varianti perfundimtar Exit shpjegon

Verifikimi (vetingu) i gjykatësve dhe prokurorëve: varianti përfundimtar  Exit shpjegon

Reforma në drejtësi parashikon një sërë masash për rivlerësimin dhe verifikimin e figurës të punonjësve të sistemit të drejtësisë. Ky proces është bërë i njohur si procesi i vetingut.

Qëllimi i rivlerësimit është të garantojë që në sistemin e drejtësisë do të punojnë vetëm ata që janë të kualifikuar profesionalisht dhe kanë integritetin për të garantuar drejtësi të pavarur dhe të ndershme.

Procesi synon të largojë nga sistemi të gjithë ata që do të vërtetohen se kanë vënë pasuri në mënyrë të korruptuar, kanë lidhje me krimin apo janë të paaftë profesionalisht.

Do të vlerësohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve; ndihmësit e tyre ligjorë; si dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Rivlerësimi do të fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe paketës ligjore në zbatim të tyre.

Rivlerësimi i të gjithë subjekteve duhet të kryhet brenda një periudhe pesë vjeçare.

Fillimisht do të vlerësohen, me një procedurë të posaçme, ata të cilët do të bëjnë vlerësimin e të tjerëve, pra anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Kolegjit të Apelimit (shih më poshtë), pastaj do të fillojë vlerësimi i të tjerëve.

Rivlerësimi do kryhet nga dy institucione të posaçme që do të krijohen për herë të parë: a) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të bëjë vlerësimin; dhe b) Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, i cili do të shërbejë si organ për shqyrtimin e ankesave të vendimeve të Komisionit (shih më poshtë për shpjegimin e këtyre dy institucioneve) si dhe dy Komisionerë Publikë të cilat do të mbrojnë interesat e publikut gjatë procesit të rivlerësimit.

Rivlerësimi do të përfshijë tre drejtime: vlerësimin e pasurisë, vlerësimin e figurës dhe vlerësimin profesional.

a) Vlerësimi i pasurisë

b) Kontrolli i figurës

c) Vlerësimi i aftësive profesionale

Hapi i parë është vetëdeklarimi i pasurisë, figurës dhe të dhënave profesionale nga vetë subjekti që do të rivlerësohet.

Pastaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë vetëdeklarimet, si dhe do të kryejë verifikime shtesë.

Komisioni do të ketë akses në të gjithë informacionin që mbajnë institucionet publike pa asnjë kufizim (përjashto, informacionet e klasifikuara sekret shtetëror)--përfshi të dhënat tatimore, të dhënat e pasurive të patundshme, të dhënat e bizneseve, hyrje-daljet nga vendi, etj--si dhe të dhëna të tjera private, si të dhëna bankare, të dhëna private të biznesit, etj.

Komisioni do të ketë të drejtë të intervistojë të gjithë personat që përfshihen në vetëdeklarimet e subjektit, si dhe persona të tjerë që sheh të arsyeshme.

Komisioni ka të drejtë, gjithashtu, të urdhërojë individë dhe kompani t'i venë në dispozicion prova dhe informacione që ato kanë.

Në procesin e vlerësimit barra e provës i takon subjektit që rivlerësohet--pra ai paramendohet fajtor për çdo dyshim dhe duhet të provojë vetë të kundërtën--në ndryshim, nga parimi i paramendimit të fajësisë që zbatohet për çdo qytetar.

Procesi i rivlerësimit do të realizohet nga tre institucione të posaçme: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisionerët Publikë, dhe Kolegji i Apelimit. Ata do të ndihmohen nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sikurse u shpjegua më sipër.

a) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

b) Komisionerët Publikë

c) Kolegji i Apelimit

Procesi i rivlerësimit të punonjësve të sistemit të drejtësisë do të ndihmohet nga një mision i posaçëm ndërkombëtar, i quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Qëllimi i ONM-së është kryesisht mbikqyrja e procesit të rivlerësimit, por edhe ndihma konkrete për Komisionin dhe Kolegjin përmes ofrimit të të dhënave, informacioneve dhe këshillimit.

ONM-ja do të përbëhet nga vëzhgues nga vendet partnere të Shqipërisë--anëtare të NATO-s ose të BE-së-- dhe do të drejtohet nga Komisioni Evropian.

Vëzhguesit duhet të kenë përvojë të paktën 15 vjeçare si gjykatës ose prokurorë në vendet e tyre.

Vëzhguesit e ONM-së do të monitorojnë gjithë procesin e rivlerësimit dhe do të kenë në dispozicion të gjithë informacionin dhe dokumentet që kanë Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Tre detyrat kryesore të ONM-së do të jenë:

Procesi disi i ndërlikaur i zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe dy Komisionereve Publikë do të bëhet sipas hapave të mëposhtëm:

Anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, Komisionerët Publikë, si dhe punonjësit e tjerë të këtyre institucioneve do të jenë subjekt i kontrollit të vazhdueshëm.

Kusht që ata të përzgjidhen është autorizimi me shkrim nga ana e tyre i kontrollit vjetor të pasurisë, kontrollit të vazhdueshëm të llogarive të tyre bankare, si dhe monitorimin e komunikimeve të tyre, përfshi telefonatat, emailet, mesazhet, etj.

Deklaratat e pasurisë së tyre do të jenë publike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama