Vazhdojne kerkimet per avionin Malaysia Airlines

Vazhdojne kerkimet per avionin 'Malaysia Airlines'

Edhe pse kanë kaluar tre ditë që nga zhdukja e avionit të linjës “Malaysia Airlines”, teksa fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin, humbja e koordinatave të tij mbetet ende një mister.

Mirëpo ‘’lufta’’ për të gjetur ndonjë gjurmë prej tij është në punë e sipër, pasi rreth 100 anije dhe aeroplanë, janë vendosur në dispozicion për aeroplanin e udhëtarëve nga Malajzia. Autoritetet e Kinës thonë se do të përdorin 10 satelitë të pajisur me teknikë të përsosur për gjetjen e avionit.

Hetuesit thonë se janë të fokusuar te dy persona që kishin hyrë në aeroplan me pasaporta të vjedhura, nga Italia dhe Austria. Zhdukja e aeroplanit ka ngritur shqetësime për sulm me bombë kundër tij.

Drejtori i aviacionit civil në Malajzi, Azharuddin Abdul Rahman, tha se fati i avionit të humbur të “Malaysia Airlines” mbetet një mister. Zyrtarët nuk kanë përcaktuar vjedhjen e avionit, si shkak për zhdukjen e tij. Një anije është dërguar për të hetuar një “objekt të verdhë” që u dallua në ujërat e Vietnamit.

Në një konferencë lajmesh ditën e hënë, kreu i forcave të armatosura të “Malaysia” tha se ata ishin duke bashkëpunuar me inteligjencën kineze për të identifikuar dy pasagjerët në bordin e avionit, që po udhëtonin me pasaporta të vjedhura.

Pasagjerët e avionit ishin nga 14 kombësi të ndryshme. Dy të tretat ishin nga Kina, ndërsa të tjerët nga Azia, Amerika e Veriut dhe Evropa.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama