Ulet niveli i papunesise por shqiptaret i besojne me shume mikut

Ulet niveli i papunesise, por shqiptaret i besojne me shume 'mikut'

Niveli i papunësisë te të rinjtë është ulur, ndërsa numri i të rinjve që nuk gjejnë punë është rritur.

Raporti i fundit i INSTAT pohon se të rinjtë shqiptarë mbeten më të prekurit nga papunësia. Nga të dhënat e raportit shihet se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, është 33.5 %, duke pësuar një rritje me 3.3 përqind krahasuar me tremujorin pararendës. Megjithatë niveli i papunësisë është ulur gjatë këtij tremujori nga 18.6% në 17.7%. Personat që po kërkonin punë për herë të parë përbënin 59.2 % të punëkërkuesve të papunë.

Një e dhënë interesante në raportin e INSTAT është mënyra e gjetjes së një pune. INSTAT bën me dije se 85% e të papunëve i drejtohen miqve për të filluar një punë. Përsa u përket mënyrave të kërkimit për punë, 85 % e të papunëve u drejtohen të afërmve apo miqve/shokëve për të gjetur një punë.

Qeveria e majtë i ka kushtuar vëmendje të madhe hapjes së zyrave të Punës, por mesa duket efektet nuk kanë qenë të priturat. Mesa duket, zyrat e punës nuk kanë kontribuar në ndryshimin e mendësisë për t'i drejtuar miqve për një vend pune.

Kjo metodë e kërkimit për punë është e kombinuar dhe me aplikimin direkt tek një punëdhënës (51.4 %) si dhe me orientimin drejt lajmërimeve në gazeta. 

Në bazë të arsimimit, përparësi dhe paga më të larta kanë ata qytetarë që kanë një shkollë të lartë më pas vijnë personat me arsim profesional të cilët kanë më shumë përparësi se qytetarët me arsim të mesëm të përgjithshëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama