Turizmi shqiptar prezantohet ne tregun rus

Turizmi shqiptar prezantohet ne tregun rus

Drejtori i Pergjithem i AKT merr pjese ne takime zyrtare ne Panairin Nderkombetar MITT te Moskes. Shqiperia prezantohet me 4 operatore Turistik. Nje takimin shume i rendesishem ishte ai me Perfaqesuesin e Ministrise se Turizmit Rus qe eshte edhe Zv. Presidenti i Agjencise Federale te Turizmit Z. Roman Skoryy. Drejtori i AKT – se beri nje prezantim te Pergjithem te potencialit Turistik Shqiptar si dhe vuri theksin ne rolin aktiv qe do te kete AKT ne ndihme te Promovimit te vendit dhe terheqjes se turisteve Rus. Nga Ana e tij Z. Skoryy, u shpreh i gatshem te filloje bashkepunimin mes Dy agjencive homologe si dhe te ndihmoje ne promovimin e Shqipërisë Turistike ne Rusi.

 

Gjithashtu pasi permendi faktin pozitiv qe Shqiperia nuk eshte prekur nga vala e emigranteve, gje e cila kthehet ne nje faktor pozitiv mbi sigurine dhe ndikon ne terheqjen e turisteve, ai vleresoi rolin dhe angazhimin e AKT per iniciativen e marre dhe vuri ne dukje se mund te kemi shume shpejt nje hapje te turisteve Rus ndaj tregut Shqipetar. Ne mbeshtje te ketij Bashkepunimi u cilesua shume edhe pozicioni Gjeografik i Shqipërisë , ushqimi , kultura dhe tradita Shqiptare ,  duke vene theksin ne vlerat historike dhe arkeologjike qe ofron vendi yne. Ne vijim Drejtori i AKT zhvilloi nje takim me Presidentin e shoqates “The World Encyclopedia of Travel” e cila eshte shoqata me e Madhe Ruse per promovimin e kuturave boterore dhe udhetimeve ne shtete te ndryshme te botes e cila vizitohet online nga disa miliona lexues Rus. Ne kete kontekst u diskutua dhe u ra Dakort per perfshirjen e Shqipërisë Turistike ne revisten,hartat dhe sitin Web te saj dhe Drejtori i AKT -se premtoi qe bashkepunimi do te filloje me pergatitjen e materialeve promocionale ne Rusisht duke kerkuar edhe ndihmen e Ambasades Ruse ne Tirane. Kjo shoqate financohet nga Shteti Rus dhe Kryetar bordi i kesaj shoqate eshte Presidenti i Rusise Putin.



Çollaku gjithashtu zhvilloi nje takim me perfaqesues te Zhvillimit teTurizmit social ne Moske, ku u diskutua per projekte te perbashketa dhe mundesine e organizimit te tureve studentore Ruse drejt bregdetit Shqipetar. Per kete u kerkua nje bashkepunim nga istitucionet shteterore shqiptare per krijimin e kushteve te favorshme ne pritjen e turisteve, krijimin e paketave te plota Turistike , lehtesimin e procedurave ne hapjen e udhetimeve carter me Rusine si dhe fillimin e procedurave per heqjen e vizave ndaj Rusise duke e zgjatur afatin e qendrimit pa vize ne vendin tone. Keto pika do te ndiqen me vemendje te vecante theksoi Çollaku pasi jane me interes per sektorin dhe   zbatimi  sa me shpejte i tyre do te sillte edhe nje zgjatje te sezonit Turistik ne Shqiperi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama