Tom Hanks ne nje film shqiptar

Tom Hanks, ne nje film shqiptar
Aktori i njohur hollivudian, Tom Hanks, ka shumë gjasa të bashkëpunojë në një projekt të afërt të filmit shqiptar. Ai është takuar së fundmi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili gjatë takimit i ka shprehur dëshirën e madhe që aktori/regjisori Hanks të jetë pjesë e një prodhimit që do të flasë shqip. Mësohet se Hanks e ka mirëpritur ftesën e ministrit Hoxhaj dhe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vizitojë Republikën e Kosovës, si dhe do të pranojë të flasë më në detaje mbi një projekt të mundshëm. Nëse kjo gjë do të bëhet realitet, atëherë Tom Hanks do të jetë një nga aktorët më në zë që do t’i japë jehonë filmit shqip dhe aktorëve shqiptarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama