Te gjitha institucionet e sistemit te drejtesise shpjeguar Exit Shpjegon

Të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë, shpjeguar  Exit Shpjegon

Tashmë që pjesa e amendamenteve kushtetuese të reformës në drejtësi u miratua, po bëjmë një përshkrim të institucioneve kryesore të sistemit të ri të drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën verifikimin, vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për lnspektor të Lartë të Drejtësisë (dy institucionet përshkruhen më poshtë).

KED përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët shërbejnë për një mandat një vjeçar, nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit përkatës.

Përzgjedhja e anëtarëve bëhet si më poshtë:

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, që shërbejnë për një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Anëtarët e GJK-së zgjidhen si më poshtë:

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) është institucioni përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, mbarëvajtjes dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor. Përgjegjësitë kryesore të KLGJ-së janë:

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë: 6 anëtarë janë gjyqtarë dhe zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare; 5 anëtarë janë nga jashtë sistemit (dmth nuk janë gjyqtarë) dhe zgjidhen nga Kuvendi.

Pesë anëtarët jashtë sistemit zgjidhen sipas këtij përfaqësimi: 2 anëtarë zgjidhen nga trupa e avokatëve; 2 anëtarë nga trupa e pedagogëve të drejtësisë; 1 anëtar zgjidhet nga rradhët e shoqërisë civile. Ata zgjidhen sipas kësaj procedure:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni homolog i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Të gjitha përgjegjësitë, përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të KLP-së janë identike me ato të KLGJ-së, përshtatur për sistemin e prokurorisë.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë shërbejnë për një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Ata zgjidhen nga rradhët e gjyqtarëve që kanë të paktën 13 vjet përvojë në gjyqësor.

Anëtari i GJL emërohet nga Presidenti me propozim të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Presidenti ka të drejtë të mos pranojë një propozim të KLGJ-së, por vetëm një herë dhe vetëm për arsye të mospërmbushjes së kritereve ligjore. KLGJ, me votën e shumicës së anëtarëve të tij, mund ta ripropozojë të njejtin individ dhe Presidenti është i detyruar ta emërojë atë.

Shkarkimi i anëtarëve të GJL-së bëhet me vendim të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është institucioni që verifikon ankesat, heton shkeljet dhe fillon procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen gjithashtu inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

ILD-ja shërben për një periudhë 9-vjecare pa të drejtë rizgjedhjeje dhe gëzon statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

ILD-ja zgjidhet me procedurë të hapur publike. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) bën verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e të gjitha kandidaturave që aplikojnë dhe ja kalon Kuvendit.

Kuvendi zgjedh me tre të pestat e të gjithë anëtarëve nga lista e pesë kandidaturave të para në renditjen e KED. Nëse brenda 30 ditësh Kuvendi nuk arrin të zgjedhë asnjë nga kandidaturat, kandidatura e renditur e para në listën e KED-it konsiderohet e zgjedhur.

ILD-ja shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Prokurori i Përgjithshëm shërben për një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Për zgjedhjen e tij, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) bën një thirrje publike dhe pastaj vlerëson dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar, të cilat ja përcjell Kuvendit.

Kuvendi e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm me tre të pestat e anëtareve të Kuvendit, nga tre kandidaturat e propozuara nga KLP-ja.

Nese Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve nga KLP, kandidati i renditur i pari nga listën e KLP-së konsiderohet i emëruar.

Prokurori i Përgjithshëm shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe gjykata e posaçme zëvendësojnë dy gjykatat aktuale të krimeve të rënda dhe do të gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe akuzat penale ndaj funksionarëve të lartë.

Funksionarët e lartë që do të jenë objekti i gjykatave janë:

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe perfaqëson akuzën para gjykatave të posaçme të referuara më sipër dhe para Gjykatës së Lartë.

Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë, të cilët shërbejnë për një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Prokurorët e prokurorisë së posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me një procedurë të hapur dhe publike e cila përcakohet me ligj.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet për një mandat 3 vjeçar, pa të drejtë riemërimi, me votën e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Nën Prokurorinë e Posaçme krijohet njësia e posaçme për hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë.

Të dy institucionet janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithshëm dhe krijohen me ligj.

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të paketës së reformës do të bëhet riverifikimi i figurës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjëve të tjerë të lartë të sistemit të drejtësisë për të përjashtuar nga sistemi të korruptuarit, të paaftët dhe ata që mund të kenë lidhje me krimin.

Ky verifikim do të bëhet nga tre institucione të përkohshme-- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe Kolegji i Apelimit në Gjykatën Kushtetuese, të ndihmuar dhe vëzhguar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit--të cilët shpjegohen këtu së bashku me mënyrën e kryerjes së vetingut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama