Kremi ganash (ganache)

Kremi ganash (ganache)
Kremi ganash eshte nje krem me origjine franceze i cili pregatitet duke perziere panen e lengshme per embelsira te nxehte dhe cokollaten e grire imet zakonisht ne raportin 1:1. Ky krem eshte krijuar nga gabimi i nje nxenesi, i cili gabimisht derdhi qumeshtin e nxehte ne cokollate, dhe mesuesi i tij i ngjiti nofken ganache (qe ne frengjisht do te thote i ngathet).

Perberesit per kremin ganache jane ne varesi te madhesise se tortes, por pergjithesisht

250ml pana per embelsira te lengshme
250gr cokollate te zeze (apo cfare cokollate preferoni)
20gr gjalp (sherben per ti dhene shkelqim kremit, por mund edhe ta eleminoni)

Vendosim ne zjarr te ulet panen e lengshme bashke me gjalpin e prere ne copeza te vogla, dhe kur perberja te jete after pikes se vlimit, e heqim nga zjarri dhe shtojme cokollaten e grire holle (me thike ose ne mikser) duke e perziere me nje tel kuzhine derisa te kete shkrire plotesisht. Sipas deshires, mund ta perdorim ne dy menyre:

1. kur kremi te jete ftohur plotesisht, e rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te dyfishoje vellimin e tij, ose
2. e hedhim kremin te ngrohte siper kekut qe kemi pregatitur, profiterolave, tortave etj, dhe e perhapim me ndihmen e nje spatule kuzhine ose nje thike.

Vecantia e kremit ganash eshte se nese vendoset ne frigorifer, ngurtesohet se tepermi, dhe nese vendoset ne nje vend te nxehte, shkrihet se tepermi. Per kete arsye rekomandohet qe torta e lyer me kete krem te ruhet ne frigorifer dhe te nxirret 2-3 ore perpara konsumimit.

*Keshille: Me kete krem, pervecse mund te lyeni tortat ne siperfaqe, mund ta perdorni edhe per ti mbushur ato ne brendesi duke ndryshuar shijen ne varesi te shijes se cokollates qe zgjidhni.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama