Super Cesar shpeton Boterorin e Brazilit

Super Cesar shpeton Boterorin e Brazilit

Një super Julio Cesar shpëtoi vendasit nga një eleminim i shpejtë i nga Botërori, duke pritur tre penalltitë e lojtarëve kilian.

 

Në stadiumin “Minerao të Belo Horizonte” të mbushur plotë me tifozë brazilian, skuadra e Luiz Felipe Scolari, kërkonte kalimin për në fazën tjetër dhe do të gjendeshin një hap pranë saj kur David Luiz duke devijuar topin e dërgoi atë në rrjetën e portës së portierit Bravo.

 

Më një gol të realizur që në minutën e 18, u dukë se gjërat do të ishin të lehta për Brazilin në këtë ndeshje, por skuadra kiliane nuk mendonte ashtu. Në minutën e 32, sulmuesi Alexis Sanchez duke përfituar edhe nga një hutim i mbojtjes vendase barazoi shifrat në 1-1. Rezultati pavarësisht përpjekjeve nga të dyja krahët nuk ndryshoi në 45 minutat e para. Edhe pjesa e dytë nuk do të sillte ndryshim rezultati, ndonëse rastet e mira për gol nuk munguan për të dyja skuadrat. Loja e ekipeve e bënte të lehtë parashikimin se gjithçka do të shkonte drejt kohës shtesë dhe më pas drejt penalltive.

 

Në 30 minutat shtesë Brazili ushtroi të gjithë presionin e mundshëm, por Kili u tregua i vendosur në lojën e tij duke mos i lejuar hapësira lojtarëve brazilian.

 

Fati i ndeshjes do ti përkiste penalltive dhe ishte portieri Julio Cesar ai që u shpall heroi i Brazilit. David Luiz goditi penalltinë parë për vendasit, duke mos gabuar përballë portierit Bravo, i cili përgjatë 120 minutave kishte treguar një formë të mrekullueshme. Për Kilin i pari që gjuajti ishte Mauricio Pinilla, i cili dështoi të realizonte përballë Cesar. Më pas, atë do ta ndiqnin edhe bashkëkombasit e tij Alexis Sanchez dhe Gonzalo Jara. Për Brazilin nuk realizuan nga pika e bardhë e penalltisë Willian dhe Hulk

 

Me rezultatin e penalltive 3-2, Brazili siguroi biletën për në raundin tjetër të “Brazil 2014″.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama