Regjistroni domainin tuaj .al

Si ta mbrojme lekuren nga dielli, keshilla nga mjeket dermatologe

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite më parë

Si ta mbrojme lekuren nga dielli, keshilla nga mjeket dermatologe
Si ta mbrojme lekuren nga dielli, keshilla nga mjeket dermatologe

Lëkura mbulon gati plotësisht të gjithë trupin tonë. E si e tillë na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ajo ka funksion termorregullues e frymëmarrës, deri diku. Gjithashtu, lëkura depoziton yndyrnat, vitaminat (vit.D) e ujin. Dielli ndihmon trupin për të prodhuar vitaminën D, e cila nevojitet për të ndërtuar skeletin. Vitamina D ndihmon trupin të marrë kalcium nga zorra.

Djegiet e diellit

Parandaloni kancerin e lëkurës duke përdorur vajra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët, dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni. Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit, si të nevojitet. Përdorni kapele që të bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të parandaloni kataraket e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.

Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit sepse lëkura e tyre është shumë sensitive. Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen ose raste të goditjeve nga dielli është shumë i lartë. Mbajini fëmijët në hije të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët. Një kapele me vrima është e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese janë nga ora 11-16. Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli,dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit. Kini kujdes nga rëra dhe uji sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkurën tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije, ju duhet të merrni masa të mëtejshme.

Ekspozimi

Dermatologët këshillojnë që nuk duhet të ekspozohemi në diell nga ora 11.00 e deri në orën 16.00, për shkak se në këtë orar rrezet e diellit janë më të dëmshme. Megjithatë, nga sondazhet e bluzave të bardha rezulton se janë shumë pak ata plazhistë që e kufizojnë ekspozimin në diell në këto orare. Po ashtu, gjatë gjithë kohës së banjës së diellit është i rekomandueshëm përdorimi i kremit sa herë që të futeni në det e të dilni që andej. Specialistët thonë se çdo një orë duhet përsëritur mbulimi me krem solar. Gjithashtu sipas dermatologëve, nuk duhet tepruar me ngjyrën çokollatë të trupit.

Plazhi shihet si një mënyrë për të larguar stresin. Të gjithë, sapo hyn stina e verës, mendojmë pushimet në bregdet. Synojmë që nën rrezet e diellit të marrim ngjyrën çokollatë të dëshiruar, edhe pse e dimë që ajo s’është gjë tjetër veçse teprim me qëndrimin në diell. Por, ngjyra çokollatë e trupit është teprim edhe me një pigment kanceroz. Njerëzit që jetojnë dhe punojnë në mjedise të mbyllura gjatë gjithë vitit në verë, në mënyrë të parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta të një dielli nën temperatura të larta, pa u mbrojtur prej tij. Këta njerëz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja është shfaqje e dukshme në lëkurë e një mbidoze rrezesh ultravioletë

Deti

Terapia e detit kuron me sukses mjaft sëmundje dhe lehtëson përparimin e shumë të tjerave. Por nuk duhet abuzuar me dëshirën për banjë dielli, pasi rekomandimi i saj ose jo, mësohet vetëm në kontaktet me mjekun. Dihet që një numër sëmundjesh përkeqësohen dhe për disa të tjera, dielli mund të jetë me pasoja për jetën. E mira është që të bëhen banja ajri në hije dhe në orët e mëngjesit. Banjat e mëngjesit janë të këshillueshme për sëmundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kanë veprim pozitiv në shërimin e reumatizmës që ka kaluar fazën e acarimit para 6-7 muajsh. Për të tillë të sëmurë këshillohen banja ajri dhe pas një jave banjat e diellit në orët e mëngjesit. Bëhen 15-20 seanca të përgjithshme. Mund të bëhen edhe banja dielli të pjesshme, duke zbuluar vetëm kyçet e sëmura në 2-3 seanca. Nëse nuk ka prirje për t’u përsëritur sëmundja, përdoren edhe banjat e ujit, por për këtë, i sëmuri duhet ambientuar mirë, duke u lagur me ujë deti disa herë. Temperatura e ujit në fillim duhet të jetë 34 gradë Celsius, pastaj mund të zhytesh në ujë që zbret në 22 gradë
 
Banjat për frakturat dhe plagët

Në raste të frakturave ose të plagëve veprojnë mirë banjat e ajrit prej 15 – 20 minutash e deri në dy orë, dy – tri herë në ditë në temperaturën e ajrit 16 – 22 gradë. Banjat e diellit përdoren të pjesshme dhe të përgjithshme. Të pjesshme kur plagët mbyllen me vështirësi. Janë të dobishme edhe banjat e ujit, nëse nuk ka pengesë prej ndonjë sëmundjeje tjetër.

Nxehtësia, e dobishme për sëmundjet veshkave

Banjat e diellit veprojnë mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinës dhe bashkë me të, edhe të lëndëve e tjera që përmban urina.

Tiroidet, si kurohen në verë

Sëmundjet e këtyre gjendrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet. Për këta të sëmurë, rëndësi të madhe ka qetësia fizike dhe psikike, krahas mjekimit dhe ushqimit.

Këshilla

1-Mbani syze dielli

2-Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia

3-Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16

4-Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare

5-Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi

6-Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)

7-Shtojini menusë së përditshme sa më shumë sallatra dhe lëngje

8-Uji i detit bën mirë për gjendrat tiroide

9-Nxehtësia e verës kuron veshkat

5 orë

në ditë, gjatë verës janë tepër të dëmshme për lëkurën. Bëhet fjalë për orën 10 të mëngjesit deri në orën 3 të mesiditës. Gjatë kësaj kohe mjekët rekomandojnë që njerzit dhe veçanërisht fëmijët të mos dalin nga shtëpia.

 30 minuta

para se të dilni nga shtëpia, duhet të përdorni kremin kundër diellit. I cili sipas mjekëve duhet vënë në të gjithë trupin, jo vetëm në fytyrë.

99 për qind

mbrohen sytë nga syzet e diellit, pikërisht për këtë arsye, rekomandohet që të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupmosha duhet të përdorin syze gjatë ditës, madje edhe vjeshtë dhe në dimër.

15 minuta

mjaftojnë që lëkura të dëmtohet nga dielli. Efektet negative të djegies vihen re vetëm 12 orë pas dëmtimit të lëkurës, kjo e bën të vështirë për njerëzit ta kuptojnë se rrezet që marrin janë të tepërta ose jo.

34 gradë

celsius duhet të jetë temperatura e ujit në det ose në pishina që njerëzit të mund të lahen pa problem dhe pa frikë, temperature më të larta ose edhe më të ulta janë të dëmshme për lëkurën

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi