Shvajni zyrtarisht kapiteni i ri i Gjermanise

Shvajni, zyrtarisht kapiteni i ri i Gjermanise

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka emëruar Bastian Shvainshtaiger si kapiten të ri, pas tërheqjes së Filp Lahm nga angazhimet me kombëtaren. Lahm ka vendosur t’i thotë lamtumirë ekipit kombëtar pasi e drejtoi atë në Botërorin në Brazil këtë verë dhe Lëv mendon se Shvainshtaiger është njeriu ideal për ta zëvendësuar bashkëlojtarin e tij te Bajerni, raporton Telegraf:

“Bastian është lider i vërtetë dhe ai gjithmonë i ka marrë përgjegjësitë seriozisht në ekipin kombëtar, edhe në fushë, edhe jashtë saj.

Unë kam shumë besim në të dhe në pjesën tjetër të stafit teknik. Ai i bashkon të gjithë lojtarët rreth tij, pavarësisht moshës dhe ekipit ku ata luajnë. Bastian është gjithmonë aty kur ne kemi nevojë për të. Ai do të jetë i shkëlqyer dhe një kapiten i vlefshëm për ekipin kombëtar”, ka thënë Lëv në një konferencë për shtyp.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama