Shuhet ne moshen 68-vjecare kantautori Francesk Radi

Shuhet ne moshen 68-vjecare kantautori Francesk Radi

Ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë, kantautori Françesk Radi.  Lajmi konfirmohet për Shqiptarja.com nga burime pranë këtij spitali.

Këngëtari i mirënjohur ishte i shtruar në gjendje kritike prej një jave në reanimacionin e QSUT-së, pas një hemorragjie cerebrale.  Pas goditjes në tru, këngëtari ra në gjendje kome për të mos u zgjuar më.



Një javë në gjendje kome

 

Këngëtari dhe kantautori i njohur Françesk Radi u shtrua në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" mesditën e 27 marsit pasi u godit nga një hemoragji cerebrale.

Ai u dërgua në gjendje kritike për jetën dhe për këtë shkak bëhej i pamundur edhe transportimi jashtë vendit për mjekim më të specializuar.

Prej një jave në gjendje kome, Françesk Radi ndërroi jetë këtë të hënë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama