Shesheli djeg flamurin kroat Kroacia terheq ambasadorin e saj ne Beograd

Shesheli djeg flamurin kroat, Kroacia terheq ambasadorin e saj ne Beograd

Pas djegies së flamurit kroat nga Sheshel dhe mbështetës të tij, Ministria e Jashtme dhe e Punëve Evropiane të Kroacisë i dërgoi një notë të ashpër proteste të ngarkuarës me punë të Serbisë në Kroaci, Bosa Prodanoviç.

Gjithashtu ambasadori kroat në Beograd do të ftohet për konsultime në Zagreb, njoftoi të mërkurën MPJ e Kroacisë për shkak të deklaratës së Vojisllav Sheshelit dhe djegies së flamurit kroat në Beograd.

“I akuzuari për krime të luftës, Sheshel me fjalor urrejtjeje, me retorikë dhe simbolikë lufte po përpiqet të ndikojë në rajon dhe në raportet ndërmjet Serbisë e Kroacisë, duke djegur flamurin kroat para institucionit shtetëror të Republikës së Serbisë. Prokuroria e lartë serbe ka reaguar ndaj këtij akti duke nisur procedurën penale, gjë që mendojmë se paraqet një hap në drejtim të qetësimit të situatës së krijuar”- thuhet në deklaratësn e MPJ të Kroacisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama