Shaqiri nuk agjeron gjate Boterorit

Shaqiri nuk agjeron gjate Boterorit

Anësori fantastik shqiptar, Xherdan Shaqiri, duket se nuk do të agjërojë muajin e shenjtë të Ramazanit gjatë Kampionatit Botëror. Në një reportazh të New York Times, është gazeta prestigjioze amerikane ajo që thotë se ky muaj pritet të sfidojë shumë lojtarë të rëndësishëm në Brazil. Një prej tyre është edhe Shaqiri. Shqiptari i cili njihet si një musliman i madh, edhe pse ka agjëruar vitet e kaluara, këtë nuk do ta bëj në fillim të muaji të Ramazanit gjatë këtij viti.

 

Sipas një zëdhënësi të kombëtares së Zvicrës, asnjë lojtar nuk do të agjërojë gjatë Kampionatit Botëror, pavarësisht faktit se ka disa lojtarë muslimanë në ekipin e Zvicrës. Pritet që Xherdani dhe muslimanët e tjerë të Zvicrës të agjërojnë Ramazanin pas përfundimit të Botërorit. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama