Serisht dhune ne stadiumet shqiptare

Serisht dhune ne stadiumet shqiptare

Është rikthyer dhuna në stadiumet shqiptare, gjatë ndeshjes të luajtur të shtunën në mesditë midis Besës dhe Laçit. Skuadra e Kavajës nuk arritur të sigurojë më shumë se një barazim pa gola në shtëpinë e saj duke e përfshirë atë në luftën për mbijetes. Besa dominoi lojën por gjithçka çalonte në finalizimin e aksioneve. Ekipi i drejtuar nga Mërgjyshi pretendoi edhe për dy 11-metërsha, por sipas gjyqtarit kryesor Sadiku nuk ishin të tillë.

 

Laçi luajti për më shumë se 20 minuta me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me të kuq të Vuçaj. Pas përfundimit të ndeshjes u desh ndërhyrja e policisë për ti ardhur në ndihmë tre gjyqtarëve të ndeshjes, të cilët përveç koreve ofenduese dhe hedhjeve të sendeve të forta në fushë, u përballën edhe me kontestimin e lojtarëve të kavajës. Pas këtij barazimi Besa ndodhet në vendin e tetë me 35 pikë, po aq sa edhe Flamurtari, i cili do të luaj të Dielën në orën 17:00 ndeshjen kundër kryesuesëve të Skënderbeut.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama