Rregulla te reja per shqiptaret qe hyjne ne Greqi

Rregulla te reja per shqiptaret qe hyjne ne Greqi

Autoritet kufitare greke kanë publikuar rregulla të reja për qytetarët shqiptarë që kërkojnë të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në Greqi. Sipas këtyre rregullave, shqiptarët që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin një kërkesë për lejeqëndrim,  dhe të paraqiten për të dhënë shenjat e  gishtërinjve dhe për të dokumentuar fotografinë  individuale.

Kjo praktikë nuk do të ndiqet për ata persona që qëndrojnë më pak se tre muaj në Greqi. Sipas autoriteteve, kjo procedurë identifikimi do të ndiqet vetëm njëherë për qytetarët. Greqia është shteti me hyrje-daljen më të madhe të emigrantëve shqiptarë në kufi, ndaj procedurat e reja pritet të vënë në vështirësi  një kategori emigrantësh shqiptarë me punësim sezonal në Greqinë fqinje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama