Rrefimi i Adrian Bitrajt Kam marre para nga Thesari cdo dite gjate boterorit

Rrefimi i Adrian Bitrajt: Kam marre para nga Thesari cdo dite gjate boterorit

Marrja për herë të dytë në pyetje në ambientet e paraburgimit të Ardian Bitraj ka nxjerrë detaje tepër interesante lidhur me mënyrën e veprimit të vjedhjes së parave nga Thesari i Bankës së Shqipërisë dhe harxhimit të tyre në bastet sportive. Bitraj, ka shtangur prokurorin e çështjes kur i ka pohuar se gjatë ditëve të kampionatit botëror “Brazil 2014”, ai ka arritur të vjedhë nga Thesari çdo ditë para, të cilat i merrte nga stoku në kasafortë.

Më tej Bitraj ka shtuar se këtë veprim e ka kryer pa u vënë re nga askush dhe në fshehtësi të plotë, duke treguar se nuk ka bashkëpunuar me askënd. Bitraj në total ka arritur të grabisë nga Thesari një shumë mbi 7 miliardë lekë dhe ka deklaruar se paratë e grabitura i ka shpenzuar të gjitha në kumar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama