Ronaldo eshte gati per Bajernin por tremb Garet Bejl

Ronaldo eshte gati per Bajernin, por tremb Garet Bejl

Kristiano Ronaldo është gati për një nga ndeshjet më të rëndësishme të Realit të Madridit këtë sezon. Pasi ka munguar në disa ndeshje, portugezi është stërvitur me shokët e ekipit dhe pritet që të zbresë që na minuta e parë në fushë në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve kundër Bajernit të Mynihut.

 

Për të qenë sa më në formë, Ronaldo është stërvitur vetëm edhe gjatë festës së Pashkës, ndërkohë që shokët e tij e kishin pushim, pas vendimit të trajnerit Karlo Ançeloti. Ky i fundit ka lajme të mira edhe nga Marselo dhe Serxhio Ramos, që gjithashtu janë stërvitur me ekipin.

 

Por, shqetësuese është gjendja e Garet Bejl. Uellsiani ka qenë me temperaturë dhe nuk është stërvitur me ekipin. Megjithatë, ai pritet të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës, me përjashtim të ndonjë përkeqësimi të mundshëm të shëndetit të tij. Për të qenë më të sigurtë për pjesmarrjen e Bejl në ndeshjen kundër Bajernit, duhen pritur 24 orë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama