Rekordet e Mesit dhe Di Marias

Rekordet e Mesit dhe Di Marias

- Angel Di Maria shënoi në goditjen e tij të 11-të të ndeshjes. Më shumë se sulmuesi i Realit në ndeshjen me Zvicrën, nuk kishte tentuar asnjë lojtar argjentinas në një ndeshje të Kupës së Botës që prej Botërorit të Anglisë 1966. Di Maria vendosi një tjetër rekord tjetër që prej 1966-s: Asnjë lojtar argjentinas nuk ka dhënë më shumë krosime (përfshirë goditjet e këndit) në një ndeshje Botërori më shumë sesa 26-vjeçari (16).

- Pesë nga tetë ndeshjet e 1/ 8-ve kanë shkuar me shtesë këtë Botëror, diçka që nuk ndodhte prej Kupës së Botës “Itali 1990″: Brazil-Kili, Kosta Rika-Greqi, Gjermani-Algjeri dhe Argjentinë-Zvicër.

- Argjentinës duket se i sjell fat shtesa. Ata janë kualifikuar në 5 nga 6 ndeshjet e tyre që kanë shkuar me shtesë në Kupën e Botës.

- Xherdan Shaqiri është përfshirë direkt në 7 nga 8 goditjet e Zvicrës në portën e Argjentinës: 2 gjuajtje dhe 5 asiste. Vendimtar!

- Lionel Mesi është lojtari i parë i Argjentinës, i cili jep një asist në kohën shtesë të një Botërori që prej Kempesit (1978 kundër Holandës).

- Pasi dështoi të shënonte në 7 ndeshje radhazi në Botëror, Leo Mesi duket se e ka thyer tersin në Brazil. Pavarësisht se dje dha vetëm asist, kapiteni i Argjentinës ka shënuar 4 gola në 4 ndeshjet e para.

- Zvicra është eliminuar gjithnjë në raundin e 1/8-ave të një Botërori. Në “SHBA 1994″ i eliminoi Spanja, në “Gjermani 2006″ Ukraina dhe në “Brazil 2014″, Argjentina.

- Ky ishte dueli i 7-të mes Zvicrës dhe Argjentinës në histori. Amerikano-jugorët nuk janë mundur asnjëherë (4 fitore dhe 3 barazime). – Zero ishte numri i kombinimeve mes Ezekiel Laveci-Lionel Mesi dhe Angel Di Maria-Gonzalo Higuain në pjesën e parë kundër Zvicrës. Të izoluar!

- Argjentina është eliminuar vetëm 1 herë në 6 prezencat në 1/8-at e Kupës së Botës (kundër Rumanisë në 1994-n).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama