Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi deputeti sociaist Fatmir Xhafaj organizoi, dje, një ceremoni falenderimi për ekspertët ndërkombëtarë që ndihmuan në hartimin e draft reformës në drejtësi.
Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, vazhdoi akuzat ndaj opozitës, ndërsa me fraza romantike e batuta falenderoi ekspertët e Komisionit të Venecias, EURALIUS dhe OPDAT.
Kryeministri nuk la pa përmendur dhe trajnerin e kombëtares së futbollit Gianni De Biazi, që duket se muajt e fundit nuk i ka shpëtuar asnjë fjalimi të Kryeministrit Rama.
Ndryshe nga fjalimet e para të Kryeministrit Rama, ku ai gjithmonë përmendte si një bashkëpunëtor të ngushtë, partnerin e tij në qeveri Ilir Meta, dje Kryeministri Rama nuk i njohu asnjë kontribut në konsensusin e 21 korrikut.
Më poshtë janë disa pjesë nga fjalimi i Kryeministrit Rama: