Reali dhe Milani do te ndeshen ne Dubai

Reali dhe Milani do te ndeshen ne Dubai

Reali i Madridit dhe Milani do të luajnë një miqësore luksi në Dubai në datën 30 dhjetor të këtij viti. Lajmin e bëri të ditur klubi kuqezi dhe Fly Emirates, sponsor i të dy klubeve me më shumë Liga Kampionesh të fituara në histori (Reali 10, Milani 7).

Ndeshja do të zhvillohet në ‘7evens Stadium’ të Dubait. Gjithashtu, Milani ka njoftuar edhe datën e zhvillimit të trofeut Berlusconi. Në 5 nëntor kuqezinjtë do të kenë përballë San Lorenzon, skuadrën argjentinase që ka fituar Kupën Libertadores.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama