Dje, kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj organizoi një ceremoni falenderuese për ekspertët ndërkombëtarë që ndihmuan në hartimin e draft reformës në drejtësi.
Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, vazhdoi akuzat ndaj opozitës, ndërsa me fraza romantike e batuta falenderoi ekspertët e Komisionit të Venecias, EURALIUS dhe OPDAT. Kryeministri nuk la pa përmendur dhe trajnerin e kombëtarë së futbollit Gianni De Biazi, që duket se muajt e fundit nuk i ka shpëtuar asnjë fjalimi të Kryeministrit Rama.
Ndryshe nga fjalimet e para të Kryeministrit Rama ku ai gjithmonë përmendte si një bashkëpunëtor të ngushtë, ortakun e tij në qeveri kreun e LSI-së Ilir Meta, në fjalimin e djeshëm, kryeministri Rama u duk se nuk i njohu asnjë kontribut në konsensusin e 21 korrikut.
Më poshtë janë disa pjesë nga fjalimi i Kryeministrit Rama: