Rama Do ta mposhtim Serbine

Rama: Do ta mposhtim Serbine

Anësori dhe ylli i kombëtares shqiptare, Valdet Rama ka deklaruar pas tërheqjes së shortit për Euro 2016 se Shqipëria do të synojë vetëm fitoren ndaj Serbisë dhe të gjithë kundërshtarëve tjerë në grup. Në Nice të Francës është tërhequr shorti për kualifikimet e Euro 2016, ku Shqipëria është vënë përballë Serbisë, Portugalisë, Armenisë dhe Danimarkës në Grupin I.


Pasi që dueli ndaj Serbisë nuk pritet të ketë vetëm karakter sportiv dhe duke parë entuziazmin për këtë grup, është një prej futbollistëve më të mirë shqiptar, Valdet Rama, ai që ka deklaruar se i pëlqen ky grup.

“Është grup i vështirë, por do të jetë kënaqësi e madhe nëse do ta kalojmë. Do të jetë e pabesueshme nëse kualifikohemi, por nuk është e pamundur. Unë besoj se me skuadra më të forta luajmë më mirë. Definitivisht më pëlqen ky grup”, ka theksuar Rama për ‘Telegraf’. I pyetur nga se si e sheh ai duelin me Serbinë dhe nëse ai është i bindur për fitore në këto ndeshje ndaj fqinjit verior, Valdeti ka precizuar se ashtu sikurse çdo ndeshje, edhe ato ndaj Serbisë duhet të fitohen.

“Në secilën ndeshje do të hyjmë për fitore, e sidomos me Serbinë. Ndeshjet fillojnë me rezultat 0-0 dhe ne nuk do të jemi favoritë e kjo mund të na ndihmojë shumë, pasi që kemi kualitet të madh në skuadër. Unë besoj në këtë ekip dhe në trajnerin tonë”, ka theksuar Valdeti. Rama momentalisht po kalon në për formë të mirë. Ishte ai që asistoi në golin e barazimit të ekipit të tij në La Liga, Valladolidit, në sfidën ndaj Levantes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama