Qytetaret fitojne derbin ne 43 sekonda

'Qytetaret' fitojne derbin ne 43 sekonda

Jo se dikush priste që një fitore 3-0 me Olimpiakosin mund të kishte ring jallur Mançester Junajtidin e vërtetë, por vështirë se dikush priste që “masakra” e 10 ditëve më parë kundër Liverpulit në “Old Trafford” do të përsëritej në një sfidë që vlen jo vetëm në aspektin sportiv. Teksa të gjithë e kishin pritur derbin e Mançesterit me një shpresë të madhe, për më shumë në të ashtuquajturin “Teatër i Ëndrrave”, skuadra e Dejvid Mojesit nis të shohë makthe vetëm pas 43 minutash lojë...

 

Një film i frikshëm ky nën regjinë e sulmuesit boshnjak, Edin Xheko, që për më shumë do të përsëritet edhe në pjesën e dytë, ndërsa Jaja Ture e bëri edhe më tragjik fundin, duke u dhënë edhe goditjen e tretë “djajve të kuq”. Këtyre të fundit duket se sivjet u kanë mbetur vetëm pseudonimet prej të fortësh, sepse në fushë askush nuk të tremb, madje të gjithë duket se bëjnë të pamundurën për t’ia lehtësuar kundërshtarit gjetjen e golit, me një mbrojtje që nuk di të qëndrojë kompakte, ndërsa mesfusha dhe sulmi lëvizin në një planet tjetër. Dhe të mendosh që kjo skuadër, ky grup nën urdhrat e Mojesit, vetëm pak muaj më parë shpallej kampion Anglie, ndonëse në krye të pankinës ishte një farë Sër Aleks Ferguson...


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama