Publikohet projekti per stadiumin e ri te Flamurtarit

Publikohet projekti per stadiumin e ri te Flamurtarit

Është prezantuar projekti për stadiumin e ri të Flamurtarit. Stadiumi i ri i qytetit bregdetar do të kapi shifrën 26.4 mln Euro dhe planifikohet që të ndërtohet në zonën e Pyllit të Sodës. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet maksimal prej 20 mijë vendesh. Në zonën e Pyllit të Sodës, sipas projektit “Vlora Sport” parashikohet ndërtimi kompleksit me fusha tenisi, basketbolli dhe ambiente e tjera sportive. Ky projekt i hartuar nga TRK dhe Atlasjet, do ti prezanohet së shpejti qeverisë shqiptare, e cila duhet të vendosi për rehabilitimin e kësaj zone ku parashikohet të spostohet shtëpia e re e klubit kuq e zi. Sipas përllogaritjeve, vlera totale e ndërtimit të kompleksit dhe rehabilitimit të zonës shkon deri në 60 milionë Euro. Nëse projekti merr dritën jeshile nga qeveria shqiptarë, atëher Vlora do të bëhet qytetit i dytë pas Tiranës, i cili do të ketë në të ardhmen një stadium me parametra europian.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama