Protesta per vdekjen e shqiptarit ne burgun grek policia shperndan protestuesit e mbledhur perpara ambasades greke

Protesta per vdekjen e shqiptarit ne burgun grek, policia shperndan protestuesit e mbledhur perpara ambasades greke

Përshkallëzohet protesta e organizuar sot nga një grup të rinjsh në kryeqytet, kryesisht anëtarë të “Tifozëve Kuq e Zi” dhe aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, për torturimin dhe vdekjen e Kudret Kumes (Ilia Karelit) në burgun grek.

 

Policia ka përdorur shkopinjtë e gomës për të shpërndarë protestuesit, të nisur në sheshin përpara Piramidës ku protestuesit me flamuj në duar, e duke kënduar himnin kombëtar, të rinjtë kanë hedhur parulla kundër Greqisë dhe kanë grisur e më pas djegur flamurin helen.

 

Pak minuta më vonë, aktivistët e AK-së dhe Tifozët Kuq e Zi e zhvendosën protestën përpara Ambasadës Greke në Tiranë, ku brohoritën në kor fjalë fyese ndaj Greqisë. Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici, ndërsa forca të shumta policore kanë rrethuar rrugën tek Blloku i Ambasadave.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama