Sipas burimeve të mediave mësohet se ambasadorët Lu e Vlahutin i kanë paraqitur kreut të Kuvendit Meta dhe kreut të opozitës Basha një propozim të ri për reformën në drejtësi.
Duekt se Zoti Basha e ka aprovuar këtë version të ri dhe po informon deputetët e Partisë Demokratike në një mbledhje të grupit parlamentar.
Ndërkohë në selinë e Kuvendit, dy ambasadorët po diskutojnë me përfaqësuesit e PS-së Fatmir Xhafaj e Ëngjëll Agaçi për propozimin e ri.
Ende nuk dihet kush janë detajet e draftit të ri të propozuar dhe se kur do të propozohet për votim në Kuvend.