Platinia ben paqe me Ronaldon

Platinia ben paqe me Ronaldon

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ka përgëzuar Kristano Ronaldon për Topin e Artë 2014, duke i dërguar yllit portugez një letër personale. Ata të dy janë parë duke takuar duart, pasi francezi mbështeti publikisht Manuel Nojerin për të marrë trofeun më të madh në futbollin botëror.

“I dashur Kristiano, Unë dua të të përgëzoj për Topin e Artë për të tretën herë në karrierën tënde. Të përgëzoj për gjithçka që ke bërë dhe të uroj suksese në 2015-n”, ishte mesazhi i Platinisë.

Talizmani i Real Madridit mbeti i pakënaqur nga përfshirja e Platinisë në debatin për trofeun, duke marrë parasysh statusin e tij. Platini, tre herë fitues i Topit të Artë, siç duket e kuptoi gabimin dhe vendosi të bënte paqe me Ronaldon, të cilin e konsideron një fitues të merituar, për shkak të ekselencës së tij të vazhdueshme, profesionalizmit dhe si një ambasador për lojën e bukur.

Ronaldo fitoi për herë të tretë Topin e Artë, pas dy të parëve, në vitin 2008 dhe 2013, duke barazuar Johan Cruyff (1971, 1973, 1974), Marko Van Basten (1988, 1989, 1992) dhe Mishel Platininë (1983, 1984, 1985).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama