Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan- Tepelenë. Tre automjet, nga të cilat 1 furgon ku udhëtonin 5 familjare, janë përplasur me njëri-tjetrin pranë fshatit Kafaraj. Nga të dhënat e para dyshohet për tre viktima, ndërkohë që 4 persona kanë mbetur të plagosur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet ndersa paraprakisht mendohet se lagështira në rrugë është bërë shkak për aksidentin.