Otmar Hicfeld Ky eliminim si makthi me Bajernin ne 99

Otmar Hicfeld: Ky eliminim, si makthi me Bajernin ne '99

Otmar Hicfeld analizon lehtësisht dhe vetëm me dy fjalë shkaqet e eliminimit të kombëtares së tij helvete; Lionel Mesi. Trajneri i Zvicrës thur elozhe për “Pleshtin” argjentinas, i cili, edhe pse nuk realizoi, ndërtoi aksionin e golit që gjunjëzoi të tijtë, por në të njëjtën kohë, aksionin që mbylli karrierën e tij, pasi 65-vjeçari e kishte paralajmëruar tërheqjen. “Nuk jam gjeni kur them se Lionel Mesi është një lojtar që në një sekondë të vetme mund të të ndryshojë ndeshjen, aq sa edhe kur nuk shënon është i zoti të të ndërtojë atë aksion për të tjerët që të tundin rrjetën. Me cilësitë e tij ai është i zoti që të mundë këdo, por duke parë sesi shkoi ndeshja, natyrisht që na vjen disi keq.

 

Për 121 minuta i trembëm argjentinasit, aq sa në ato momente të fundit më erdhi në kujtesë përmbysja e çmendur që pësova me Bajernin e Mynihut kundër Mançester Junajtid, në finalen e Champions-it 1999. Tre minutat e djeshme ndaj argjentinasve i ngjasonin shumë asaj në Champions- it… Fati nuk ishte me ne, na mjaftonin vetëm pak milimetra, por i tillë është futbolli, të tilla emocione të forta ofron dhe jo më kot e gjithë bota e pëlqen. Jam mjaft i kënaqur nga ekipi, ruajtëm qetësinë për 118 minuta, por në fund nuk ia dolëm. Argjentina në vështirësi? Mos e shihni këtë ekip kur ne apo të tjerët mbrohen, forcën e saj dalloheni në momentin e parë që gjen hapësirën dhe të ndëshkon. Kaq mjafton për të qenë fitues, kaq mjafton për të mundur kundërshtarin, madje kaq mund të mjaftojë për të fituar edhe Kupën e Botës”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama