"Duke qene se javen e kaluar u arrit ne nje mirekuptim mes Kryetares se Parlamentit dhe kryetarit te grupit tone parlamentar, qe ligji i akcizave te shtyhej per t'u diskutuar te enjten, normalisht u kerkua kohe qe ky komision te bente nje diskutim me pjesemarrjen e plote te anetareve te tij. Une mendoj qe para se te shkojme ne seance, pavaresisht se ka nje relacion, per te qartesuar argumentet dhe per ta bere me profesional diskutimin ne seance, te mund te kemi nje diskutim te ketij projektligji ne komision, ndoshta dhe diten e merkure" u shpreh Malaj. Por ky propozim nuk gjeti mbeshtetjen e plote te kryetarit Spaho, i cili shpjegoi se vendimet e kesaj natyre i merr Konferenca e Kryetareve dhe e gjithe kjo procedure duhet te vije ne perputhje me rregulloren.
Madje, ai propozoi qe diskutimet te lihen per ne seance plenare. Gjithsesi, deputeti i PS Arben Malaj kembenguli qe ky ligj te kthehej ne komision per vete rendesine qe ka. "Kerkesa jone per ta shtyre kete ligj nuk ishte qe ne te benim nje seance me te qete javen e pare, por qe realisht te kete nje diskutim me te plote per nje ligj, qe sa vjen dhe merr me shume peshe. Tatimi indirekt sa vjen dhe po behet pjese me e rendesishme e te ardhurave fiskale dhe diskutimi ne Komisionin e Ekonomise, ne prani edhe te opozites, sa here qe ato ligje vetem e ndihmojne diskutimin profesional" u shpreh Malaj. Ne fund, çeshtja mbeti e hapur per mundesine e kthimit te ligjit te akcizave edhe nje here ne Komisionin e Ekonomise.