Nis mbledhja e Keshillit Mbikeqyres se Bankes vendos per fatin e Guvernatorit Ardian Fullani

Nis mbledhja e Keshillit Mbikeqyres se Bankes, vendos per fatin e Guvernatorit Ardian Fullani

Ka nisur sot rreth orës 13:20, mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar zhvillimet e fundit pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve.

Për herë të parë pas skandalit në Bankën e Shqipërisë do të diskutohet hapur mbi përgjegjësitë e Guvernatorit por dhe anëtarëve në Këshill.

Mësohet se mbledhja do të fokusohet në një analizë të përgjithshme të funksionimit të Bankës së Shqipërisë, me synim evidentimin e çdo shkelje apo përgjegjësie që përfundoi me krimin më të madh ekonomik të ndodhur në institucionin më të lartë financiar në vend.

Në mbledhje pritet  të diskutohet për situatën e krijuar në Bankën Qendrore dhe do të analizohen përgjegjësitë, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cilat do të jenë konkluzionet e takimit.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit, anëtarët e tij, përveç Ermelinda Meksit, shprehën mbështetje ndaj guvernatorit Ardian Fullani. Ermelinda Meksi la kuptohet se përgjegjës për këtë skandal është Guvernatori Ardian Fullani dhe jo Këshilli Mbikëqyrës.

Sipas saj, guvernatori dhe zv.guvernatorët janë punonjës me kohë të plotë në Bankën e Shqipërisë si administratorë dhe përgjegjës për Bankën dhe kanë detyra ekzekutive, ndërsa anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës janë “partime” në këtë funksion duke ushtruar detyra joekzekutive.

Ndërkohë, presioni i opinionit qytetar për të nxjerrë përgjegjësit për grabitjen më të madhe në vend sa vjen edhe rritet. Sot, procesi i grumbullimit të firmave në një peticion të organizuar nga shoqëria civile për shkarkimin e Ardian Fullanit, shënon ditën e gjashtë të tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama