Nga tsunami te Sporting Lisbona historia e pabesueshme e Martunis

Nga tsunami te Sporting Lisbona, historia e pabesueshme e Martunis

Ka histori që dhurojnë një fund të bukur dhe të pabesueshëm. Si ajo e Martunis, një djalosh me origjinë indoneziane që i mbijetoi mrekullisht tsunamit të 2004-s që shkatërroi një pjesë të madhe të Azisë oqeanike, duke shkaktuar rreth 230 mijë viktima.

Djaloshi, i cili asokohe ishte 8 vjeç, shpëtoi duke lundëruar mbi një divan, deri sa u ndal në një pyll. U gjet pas 21 ditësh pas shkatërrimit në gjendje të rëndë dhe historia e tij bëri xhiron e botës sepse Martunis mbante veshur fanellën e futbollistit portugez Manuel Rui Costa, ish-fantazisti i Fionetinës dhe Milanit.

Ëndrrat e tij ishin të bëhej futbollist dhe të takonte Cristiano Ronaldo-n. I ka realizuar që të dyja: përpara dy vjetësh takoi idhullin e tij CR7, dhe që prej ditës së djeshme është bërë pjesë e të rinjve të Sporting Lisbonës, klub historik i futbollit portugez. Ndoshta një ditë, nëse e lejon burokracia, do të arrijë edhe të realizojë aspiratën e tij më të madhe: të luajë me fanellën e Brazilit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama