Ndeshjet e treta France Football ka nje kuqezi ne formacionin ideal

Ndeshjet e treta, France Football ka një kuqezi në formacionin ideal

Revista prestigjioze "France Football" ka zgjedhur një futbollist shqiptar në formacionin ideal të lojtarëve që u aktivizuan në ndeshjet e treta të fazës në grupe të Euro 2016. Mes tyre spikat emri i një lojtari të kombëtares shqiptare të futbollit, i vlerësuar për paraqitjen në fitoren me Rumaninë.

France Football

Nuk bëhet fjalë as për Arlind Ajetin i cili u shpall "Njeriu i ndeshjes" dhe as për Armando Sadikun i cili shënoi golin e parë kuqezi në një aktivitet madhor, Përzgjedhja e "France Football" ka rënë mbi Ledian Memushajn, i cili është vlerësuar me notën 7 për atë që ka dhënë në fushën e lojës.

"Element thelbësor i ngjitjes së Peskarës në Serinë A, mesfushori shqiptar ka konfirmuar në Europian të gjitha të mirat që shumë rekrutues të klubeve të ndryshme mendojnë për të. Vlerësimi për të u rrit edhe më shumë pas suksesit 1-0 të Shqipërisë ndaj Rumanisë, fitorja e parë historike e këtij vendi në një fazë finale.

1880032-39597633-2560-1440

Padron i mesfushës, ai nuk uli asnjëherë ritmin dhe rrezikoi Rumaninë me gjuajtjet apo harkimet e tij. Në një të tillë, vetëm pak para pushimit të ndeshjes, Sadiku shënoi me kokë. Ky gol i ka mundësuar Shqipërisë të besonte për një kualifikim në 16 më të mirat, që i iku nga duart vetëm pas ndeshjeve të grupeve E dhe F", shkruhej në përshkrimin e "France Football" për mesfushorin shqiptar.

Ja edhe formacioni ideal i ndeshjeve të treta sipas revistës franceze.

Danijel Subashiç (Kroaci); Xhoshua Kimih (Gjermani), Mehmet Topal (Turqi), Kari Arnason (Islandë), Neil Teilor (Uells); Aron Ramseiy (Uells), Ledian Memushaj (Shqipëri), Robi Bredy (Irlandë), Balazh Xhuxhak (Hungari), Ivan Perishiç (Kroaci); Kristiano Ronaldo (Portugali).



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama