Naser Aliji mesazh lamtumire per tifozet e Bazelit

Naser Aliji, mesazh lamtumire për tifozët e Bazelit

Naser Aliji, pas prezantimit të tij si një futbollist i ri i Kaizerslauternit, i ka dërguar nëpërmjet rrjeteve sociale një mesazh lamtumire tifozëve të Bazelit.

naser aliji

"Të dashur tifozë. Transferimi te Kaizerslautern u realizua. Tani do të jem në Bundesligën 2, te një ekip i traditës. Po pres me padurim sfidën e re me 'djajtë e kuq' në këtë stadium të madh.

Por unë do të kujtoj gjithmonë kohën e paharrueshme të Bazeli: titujt kampion, Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës.

I falënderoj nga zemra të gjithë shokët e skuadrës, stafin, bordin dhe tifozët e shkëlqyer të Bazelit", ishte mesazhi i postuar nga Aliji.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama