Miratimi i reformes ne drejtesi administrata pushim te henen

Miratimi i reformës në drejtësi, administrata pushim të hënën

Me rastin e miratimit të reformës në drejtësi, dita e hënë, 25 korrik do të jetë pushim për administratën publike.

Njoftimin e bëri Kryeministri Rama më anë të një statusi në rrjetet sociale, ku shkuan:

"Se bashku kemi arritur te paarritshmen ne 25 vjet???Prandaj te henen administrata pushim dhe le te jete nje fundjave e gezuar per te gjithe?"

Ditët e pushimit të administratës publike vendosen me Vendim të Këshillit të Ministrave, por sot ende nuk ka pasur një mbledhje qeverie.

Është e paqartë arsyeja se përse administrata duhet të gëzojë një ditë pushimi, kur ajo nuk kishte asnjë rol në gjithë procesin pothuaj dy vjeçar të diskutimit dhe miratimit të reformës në drejtësi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama