Leka Zogu Akuzat per incest trillime te neveritshme

Leka Zogu: Akuzat per incest, trillime te neveritshme

Familja Mbretërore ka reaguar pas një dokumenti të publikuar nga gazeta Dita, ku mbreti Ahmet Zogu akuzohej nga një informator i CIA-s se ka pasur marrëdhënie më motrën e tij. (artikulli origjinal CIA: Incesti dhe arkat me flori ne dhomat e Zogut )

“Oborri Mbretëror Shqiptar ka ndjekur disa akuza të kohëve të fundit ndaj figurës së Mbretit Zog, të publikuara me zell nga qarqe përjetësisht të interesuara për denigrimin e figurës së Mbretit, duke përdorur materiale të deklasifikuara nga informatorë, që nën petkun e shërbimeve ndaj interesave amerikane hamendësojnë dhe trillojnë me qëllime të caktuara uljen e figurës së Mbretit, duke i shërbyer drejtpërsëdrejti padronëve të vërtetë të tyre, ashtu si edhe Kim Philby i shërbeu deri në fund të jetës KGB dhe UDB si dhe Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe diktaturës enveriste, të lidhura ngushtë me to.

 

Sigurisht për përhapjen e këtyre trillimeve janë të interesuar pasardhësit e kësaj ideologjie, e cila fatkeqësisht është e zellshme për të vazhduar kauzën e sistemit që i polli. Neverisim këto mashtrime ordinere dhe “tellallët” që janë të interesuar për to e që ndjekin me konsekuencë rrugën e mashtrimeve,” thuhet në prononcimin e Leka Zogut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama